FC Shkupi u ndal në barazim 2-2 ndaj skuadrës së Borecit nga Velesi, në një miqësore që u zhvillua në stadiumin në Çair dhe në të cilin trajneri Umit Karan testoi të gjitha forcat e ekipit, duke përfshirë edhe futbollistët e rinj, të cilët ishin në fushë në pjesën e dytë të takimit.
Fillimi i ndeshjes i takoi FC Shkupit, që në aksionin e parë më konkret në minutën e pestë shënoi golin e parë në këtë përballje, Bllagoja Ljamçevski depërtoi në krahun e majtë dhe asistoi jashtë zone deri tek Blazhe Iljoski, i cili nga 17 metra gjeti këndin e pambrojtur të skuadrës nga Velesi për 1-0. Pak më vonë, FC Shkupi kanoset nga krahu tjetër, me Musli Likën që asiston në zonë, ndërsa goditja me kokë nga Ilijoski kaloi mbi portë. Portieri mysafirë u testua edhe nga Viktor Angelovi, i cili solli një goditje të fortë nga cepi i 16 metershit, por topi përfundon në duart e portierit mysafirë. Braziliani Serzhinjo ishte në skenë në aksionin e radhës, ku Jusufi e nisi aksionin, ndërsa Angelovi asistoi në zonë, por goditja e Serzhinjos kaloi lartë mbi portë. Pasoi periudhë e lojës në të cilën Shkupi tentonte që të kontrollojë lojën me pronësimin e topit, ndërsa mysafirët ishin koncentruar kryesisht në mbrojtje dhe nuk sollën asnjë kanosje për portierin Igor Aleksovski.
Në pjesën e dytë , trajneri Umit Karan vendosi që në terren të sjell tërësisht një ekip tjetër, duke testuar të gjitha forcat nga shkolla FC Shkupit. Në aksionin e parë, pas rivënies nga këndi nga Suhel Muharemi, në zonën e Borecit, reagoi në momentin e duhur Muharem Bajrami, i cili shënon në këndin e pambrojtur për 2-0.
Vetëm disa minuta më vonë, në anën tjetër, mysafirët zbusin epërsin në 1-2. Shkupi ishte tejet i rrezikshëm në ndërprerjet e lojës, kombinojnë Suhel Muharemi dhe Muharem Bajrami, por ky i fundit, nuk është preciz në tentimin me kokë. Pak më vonë Artan Veliu godet shtyllën e Borecit me asistim të Suhel Muharemit.
Dhe kur nuk shfrytëzohen rastet, vjen dënimi. Boreci shfrytëzoi rivënien nga këndi për të mposhtur për herë të dytë portierin Nuhi Jonuzi dhe për të barazuar shifrat në 2-2. Deri në fund të takimit kishim mundësi që të shohim edhe një tentim të Suhel Muharemit nga rivënia nga këndi, por që nuk arrin të mposht portierin mysafirë. Në fund, sfida miqësore u mbyll me barazim 2-2, në të cilën trajneri Umit Karan kishte mundësi që të sheh për afër edhe futbolistët e rinj të FC Shkupit.
Futbollistët pas një jave ku kanë punuar me nga dy seanca stërvitore në dit, të dielën do ta kenë pushim, ndërsa nga e hëna fillojnë përgatitjet për ndeshjen e javës së 10-t, ku në Çair mysafire është ekipi i Sileksit nga Kratova.
FC Shkupi – Boreci 2-2 (1-0)
FC Shkupi: Igor Aleksoski, Muharem Bajrami, Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi, Sejdi Zendeli, Bllagoja Ljamçevski, Armel Bradji, Jusuf Aliu, Musli Lika, Viktor Angelov, Serzhinjo, Blazhe Ilijoski.
Luajtën edhe: Nuhi Jonuzi, Erblin Daci, Bujar Ilazi, Artan Veliu, Suhejl Muharemi, Jahja Abdulhadi.