Vazhdojmë me investimet për përmirësimin e kushteve në klub

Shpërndaje:

Që nga ardhja jonë, synimi ynë ishte që të shkruajmë histori të madhe në këtë vend si FC Shkupi. Ne synojmë të pasqyrojmë shpirtin e ekipit dhe të punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë qëllim. Çdo vit po punojmë që të jemi më të mirë se vitin që lëmë pas, duke u munduar që të bëjmë progres në këtë drejtim me të gjitha forcat, për të qenë të denjë për dashurinë dhe vëmendjen e tifozëve tanë që e duan klubin tonë.

Si klub ne sistematikisht ndajmë një buxhet për investime të mesme për përmirësimin e kushteve të përgjithshme të futbollit në vend. Për herë të parë në historinë e FC Shkupi kemi përgatitur plotësisht një fushë stërvitore prapa stadiumit që do të plotësojë nevojat momentale.

Fusha e stadiumit të Çairit është rinovuar plotësisht dhe së shpejti do të jetë gati për t’i shërbyer ekipit tonë dhe Çairit.

Për të përmirësuar zhvillimin fizik të futbollistëve tanë, hapëm palestrën tonë që do t’i shërbejë si ekipit tonë të seniorëve, ashtu edhe të rinjve të akademisë sonë të futbollit.

Kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përputhje me rëndësinë që i kushtojmë shëndetit fizik të futbollistëve dhe ekipit. Për të përforcuar frymën e ekipit, kemi rregulluar dhomën e pritjes, të cilën e ndërtuam ekskluzivisht që të jetë në dispozicion e tyre, si dhe sallën për media për të mbajtur konferencë shtypi, për të sjellë informacionin deri te publiku dhe tifozët tanë.

Në këtë drejtim, FC Shkupi do të vazhdojë të jetë klub sportiv që nuk heq dorë asnjëherë për përmirësimin e kushteve të klubit të tij, si për futbollin e vendit, ashtu edhe për të rinjtë në Çair, me të vetmin qëllim të ketë aktiviteteve sportive.

Të gjitha këto investime që kemi bërë për futbollin e vendit dhe të klubit, kanë përfunduar në një kohë të shkurtër. Synimi ynë është të bëjmë investime edhe më të mëdha, që do të përfitojë futbolli i vendit me mbështetjen që do të na jepet.

Si drejtues të FC SHKUPI do të vazhdojmë të ecim përpara me risi tjera për përmirësimin e kushteve, për ta çuar një hap më tej futbollin e rajonit të Çairit, të cilit i përkasim ne si dhe për të përmirësuar futbollin e vendit.

Kryesia e FC Shkupi

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT