Skuadra e jon ka shfrytëzuar pauzën dy javore për shkak të angazhimeve të përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, në Ligën e Kombeve, ndërsa për këtë rast sot ka luajtur një ndeshje kontrolluese kundër ekipit të kategorisë së dytë, Osogovës nga Koçani.
Forma e mirë ka vazhduar edhe në këtë ndeshje që ishte një test i mirë edhe për futbollistët që kishin më pak minutash në katër ndeshjet kampionate, andaj djemtë e strategut Muharrem Bajrami kontrolluesen me Osogovën e fituan me rezultat 4:0 (1:0), edhe pse sipas rasteve do të kishim marrë fitore shumë më të lartë.
Që në fillim të ndeshjes kishim shumë raste me Berishën, Jusufin dhe Gulun, por që në fillim nuk u realizua asnjë gol.
Në vazhdim nga një krosim i Aliit, ishte Diack më i larti në zonën e rrezikut dhe hapi rezultatin 1-0. Më pas një super aksion nga Jakup Berisha, i cili u ndal në mënyrë të palejuar në zonën e rrezikut dhe arbitri tregoi në pikën e bardhë. Fatjon Jusufi vendosi të godasë, por vetëm në duart e portierit kundërshtar.
Në pjesën e dytë kishte ndryshime të mëdha në formacion, duke hedhur në fushë lojtarët si Dembo, Ademi, Glishiq, Krivanjeva, Gligorov, Alvarez e të tjerë, që dhe bënë të ketë ndryshim edhe në rezultat. Edh enjë herë nga ndërpreja me kokë shënoi Diack, më pas edhe Dembo shënoi me kokë për rezultat 3-0, ndërsa golin e katërt e shënoi Dani, i cili poashtu e gjeti rrjetën pas kromimit të Ademit duke shënuar me kokë.
FC Shkupi: Artan Iljazi (Amar Meliçi), Ardit Iljazi (Filip Gligorov), Elvin Yunuszade, Salim Farsak, Omar Gudiaby (Ilird Ademi), Rramin Alii, Firat Gulu (Besart Krivanjeva), Lamine Diack (Fredy Alvarez), Jakup Berisha(Dembo Darbo), Fatjon Jusufi (Darko Glishiq), Xhamal Dibirgadxhiev (Mërgim Dani).