Vazhdojmë sundimin në Kratovë

Shpërndaje:

Futbollistët tanë arritën fitoren në udhëtim te Sileksi, që është e dyta me radhë në Kratovë dhe e dyta radhazi edhe në kampionat. Kësaj radhe ndeshja u mbyll  me rezultat 1-3, edhe pse ishim në disavantazh, ekipi ynë tregoi karakter dhe bëri përmbysje në pjesën e dytë.

Ndeshja ishte e përcjellë nga moti i keq, pasi në Kratovo kishte shumë reshje bore dhe fusha ishte në kushte ekstremist të vështira. Kështu pas pak minutave lojë, terreni më nuk ishte i përshtatshëm dhe secili ekip mundë të ndëshkohej më shumë nga gabimi se sa nga loja.

Shkupi kishte presionin fillestar, i cili imponoi një ritëm, por nuk arriti të rrezikonte seriozisht golin e Bozhinovskit, ishte Alvarez që pati rastin më të mirë nga një goditje e lirë.

Skuadra nga Kratova kaloi në epërsi nga rasti i parë i ndeshjes, pasi në minutën e 15-të, pas një rivënie nga këndi nga ana e majtë, më i larti në kërcim ishte Riste Karakamishev, i cili shënoi për 1-0.

Goli i barazimit arriti pothuajse në një mënyrë të ngjashme, por kësaj radhe kishte goditje të lirë. Alvarez krosi në brendi dhe aty mbrojtësi Abdul goditi me kokë në shtyllën më të afërt dhe topi kaloi pas shpinës së portieri t Bozhinovskit për 1-1 në minutën e 38-të.

Shkupi kishte edhe një shans për të kthyer rezultatin, ishte përsëri Abdul, i cili u gjend përsëri në rolin e sulmuesit, ai u përpoq me “gërshërë”, por nuk pati asnjë ndryshim në rezultat.

Pjesa e dytë filloi me të njëjtin ritëm si e para, lojtarët duhej të mësoheshin me fushën e rrëshqitshme e cila nuk lejonte një lojë të mirë. Të dy skuadrat ishin të rrezikshme, çdo veprim dukej premtues, por sa e vështirë ishte të mbrohesh, aq edhe më e vështirë ishte të shënoje.

Rastin e parë përsëri e kishim ne, pasi Diak kishte mundësi të realizonte, por ai goditi lart mbi portë.

Por ekipi ynë vazhdonte të shtojë presionin dhe arriti të bëjë përmbysjen. Lamine Diak gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70-të. Senegalezi ishte përsëri në vendin e duhur për 1-2.

Para tij, Reginaldo provoi me kokë pas një tollovie, por topi përfundoi në shtyllën e portës përpara se të arrinte te Diak. Kapiteni i Sileksit Angelçe Timovski u ndëshkua me karton të kuq nëntë minuta më para fund, pas një starti të ashpër në vijën e gjashtëmbëdhjetë metrave, ndaj Ilirid Ademit.

Shkupi në këtë rast tani më kishte hapësirë më të madhe që të vazhdojë të sulmojë, dhe të gjejë vrimë në mbrojtjen e Sileks dhe në fund fare Reginaldo shënoi golin e tij të dytë sezonal, ndërsa asistent përsëri Alvarez për rezultatin përfundimtar 1-3.

Me këtë fitore vazhdojmë betejën për pozitën e parë, ndërsa tani na pret një pushim shkaku i grumbullimit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, e ndeshja e radhës do të jetë ajo e 4 prillit, kur në cilësinë e nikoqirit luajmë me Renovën.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT