Vazhdojnë kontratat pesë futbollistë

Futbollistët e FC Shkupi vazhdojnë të shijojnë pushimet e merituara, pasi që grumbullimi i tyre i parë zyrtar do të jetë me 6 qershor.

Sigurisht se kryesia e klubit nuk ka kohë për pushim, pasi që tani për momentin përveç se po punon në angazhimin e përforcimeve eventuale, një numër i futbollistëve që u kishin përfunduar kontratat, është dashur të bisedohet për të rinovuar me ta.

Kapiteni i skuadrës Suat Zendeli do të vazhdojë të jetë në mes shtyllave të portës bardhekaltër edhe për një vit, me mundësi për të vazhduar edhe një tjetër.

Për këtë ka folur drejtori sportiv i FC Shkupi, Omer Bunjaku: “Sapo kemi përfunduar bisedimet me futbollistët e lartpërmendur dhe tani edhe publikisht dëshiroj t’u dëshiroj të kenë shëndet dhe suksese edhe me të mëdha sezonin që vjen. Ne e kemi vlerësuar se ata tani më janë një ekip që mirë e kanë mësuar njëri-tjetrin dhe munden edhe më shumë të japin për Shkupin. Me pjesën tjetër të futbolluistëve janë disa detaje të vogla, që shpresojmë shumë shpejt do të mbyllen pozitivisht dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe me ta”, është shprehur Bunjaku.

Marrëveshjes “PO” me Shkupin i ka thënë edhe Bllazhe Ilijoski, i cili ka vënë firmën me skuadrën bardhekaltër deri në vitin 2020. Gjithashtu për dy vite kanë nënshkruar edhe Muharem Bajrami, Bllagoja Ljamçevski dhe golashënuesi më i mirë i sezonit që lamë pas për Shkupin, Alen Jasharoski.

Kanë mbetur vetëm detaje për të përfunduar marrëveshjet edhe Kristijan Stojkoski, Stefan Vujçiç, Ermedin Adem, Edis Maliqi dhe Bunjamin Shabani.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT