Vazhdon seria pozitive, Shkupi merr një pikë në derbin e qytetit

Shpërndaje:

FC Shkupi u ndal në barazim 1-1 në terrenin e Rabotniçkit, ku kishte përkrahjen maksimale nga “Shvercerët”, të cilët gjatë 90 minutave ishin futbollisti i 12-të në stadiumin “Filipi i Dytë”. Pas epërsisë së vendasve me golin e Angelovit, ishte sulmuesi Alen Jasharoski, që me golin e 9-të në këtë sezon, siguron një pikë të madhe në derbin e qytetit të Shkupit.

 

Në terrenin e gjelbër të stadiumit “Filipi i Dytë”, FC Shkupi kishte përkrahjen maksimale nga tribunat, pasi “Shvercerët”, nga fillimi e deri në fund ishin mbështetja e madhe për futbollistët në terren. Mirëpo atje, të parët në “aksion” ishin vendasit , të cilët u kanosën përmes gjuajtjes së lirë, ndërsa goditja e Stjepanoviqit u ndal në duart e portierit Suat Zendeli. FC Shkupi riktheu goditjen në minutën e 8-të , kur Rron Broja gjuan nga 20 metra, por topi shkon skaj portës. Rabotniçki sjell kanosjen e radhës, ku Angelov godet nga 30 metra dhe topi godet murrin e gjallë, mirëpo topin e devijuar, me sukses, e ndalon Zendeli. Dhe në momente kur FC Shkupi filloi të stabilizojë lojën e vet, një gabim trashanik nga Rron Broja, i cili në vend që të asistojë deri te Muharem Bajrami, e drejton topin tek sulmuesi vendas, Angellov, që nuk e humb këtë “dhuratë” dhe e konverton në gol (1-0). Pas goli të pranuar, FC Shkupi kaloi në ofenzivë, ndërsa Alen Jasharoski drejton një predhë nga 30 metra, e cila shkon drejt në duart e portierit Bozhinovski. Në anën tjetër, “romantikët” prodhuan një kundërsulm të shpejtë, ndërsa braziliani Zhunior godet shtyllën. Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte raste konkrete, pasi vendasit u koncetruan në mbrojtje dhe me kundërsulme dëshironin që të shënojnë golin e dytë.

Në pjesën e dytë ishte storje tjetër, pasi skuadra e FC Shkupi ishte e determinuar që të barazojë shifrat. Dhe kjo i shkoi për dore, që në aksionin e parë, në minutën e 50-të pas rivënies nga këndi. Topi vjen në 11 metra, ku Alen Jasharoski, me një goditje të fortë, shënon golin e barazimit dhe të 9-in në fanellën e FC Shkupit, në këtë sezon për 1:1. Mirëpo FC Shkupi nuk ndalet këtu dhe kërkoi edhe golin e dytë, kur Stojkoski godet nga 18 metra, ndërsa në vendin e duhur është portieri vendas Bozhinovski. Dhe në ato momente kur nxitej lufta e vërtetë për çdo top, në skenë del edhe arbitri Meçkarovski, i cili tregon disa vendime te çuditshme, por të gjitha në dëm të FC Shkupit. Në aksionin e radhës, Stojkoski godet nga 17 metra dhe mund portierin Bozhinovski, mirëpo topi shkon skaj portës. Në anën tjetër, zëvëndësuesi Xhofri Çinedu, në minutën e 82-të, prodhon një goditje befasuese, mirëpo Suat Zendeli me forcat e fundit e drejton topin në rivënie nga këndi. Vetëm dy minuta më vonë, ishim dëshmitar të një kundërsulmi të shpejtë në krahun e majtë, ku Shabani asiston në zonë, ndërsa Stojkoski, nuk arrin të prodhojë goditjen që jemi mësuar nga ai dhe humbet rasti ideal për golin e dytë. Deri në fund të ndeshjes kishim mundësi që të shohim edhe një rast të Çinedus, por topi shkoi lartë mbi portë. Në përgjithësi, një rezultat i drejtë duke parë dominim e skuadrave, në një pjesë të lojës. Sfida e radhës do të jetë përball Sileksit, në stadiumin në Çair, më 2 maj,

Rabotnicki – FC Shkupi 1:1 (1:0)

Stadiumi : Filipi i Dytë

Shikues : 2000

Golat: 14′ Angelov (Rabotniçki), 51′ Jasharoski (FC Shkupi)

Arbitri kryesor: Dimitar Meçkarovski

Ndihmës arbitër: Dejan Nedelkovski dhe Goce Petreski

Kartona të verdhë: Omar Imer, Kristijan Stojkoski (FC Shkupi), Ostoja Stjepanoviç (Rabotniçki)

Kartona të kuq:

 

FC SHKUPI: Suat Zendeli , Toni Tipuriç, Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski (’72 Emre Can Atila), Omar Imeri (’64 Bunjamin Shabani), Rron Broja (’90 Stefan Vujçiç), Basilio Ndong, Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski.

Trajneri : Zekirija Ramadani

Rabotniçki: Bozhinovski, Sadiki, Zhunior, Stjepanoviç (’76 Filip Duranski), Krmar, Petkovski (’63 Kirovski), Markoski, Sharkoski, Najdovski, Trajçevski, Angelov (’74 Gofri Çinedu).

Trajner : Gjore Jovanovski

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT