Veliu: Koha për të rikthyer vetbesim

Pas dy disfatave radhazi , nga Vardari dhe Makedonija Gj.P. , në të cilat FC Shkupi dominoi me lojë dhe krijoi shumë raste për gol dhe ku i mungoi fati sportiv, tani të gjithë besojnë se është koha për ndryshim të kësaj ecurie negative. Futbollistët nën drejtimin e trajnerit Umit Karan kanë lënë pas rezultatet negative dhe tani janë maksmalisht të përqëndruar te oponenti i radhës, skuadra e Bellasicës. Sulmuesi 21 vjeçar Artan Veliu beson se secila përballje ka peshën e vet dhe se nuk ka asnjë kundërshtarë të lehtë në sfidat pranverore.

“Sigurisht se nuk ka ndeshje të lehtë, të gjitha ekipet janë në kërkim të pikëve, andaj edhe në duelin e të dielës do të jetë një sfidë ku do të kërkojmë tri pikëshin. Është për të ardhur keq që në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar disfata, ndërsa kemi luajtur mirë. E vetmja gjë që na mungon është realizimi, andaj shpresojmë që pikërisht në ndeshjen e të dielës të kthejmë vetëbesimin dhe të marrim rezultat pozitiv”, tha mes tjerash Veliu.

Pozitive është fakti se për këtë ndeshje, trajneri Umit Karan nuk ka asnjë mungesë, pasi që tani më është rikthyer edhe Ergin Abdul. Sfida Bellasica – FC Shkupi do të zhvillohet të dielën (31 mars) në stadiumin “Mladost” në orën 15.30.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT