FC Shkupi është gati për përballjen e fundit të sezonit vjeshtor, kur takohet me Rabotniçkin, në stadiumin “Filipi i Dytë”. Barazimi 1-1 ndaj Renovës vetëm se shtoi optimizmin te skuadra, e cila me pak fat mundej të kishte fitoren dhe 3 pikët në xhep, para sfidës me “romantikët”. Të njëjtin mendim e ndan edhe sulmuesi i FC Shkupit , Viktor Angelovski.
“Në ndeshjen e fundit krijuam shumë raste për të shënuar, në të cilat mora pjesë edhe unë, andaj duhej të reagojë më mirë, sepse e merituam fitoren. Besoj se do të vazhdojë seria pozitive edhe në stadiumin “Filipi i Dytë”, pasi që në ndeshjet e fundit jemi duke luajtur shkëlqyeshëm. Fillimi i sezonit ishte katastrofal , mirëpo me kalimin e kohës musuam nga ato gabime dhe nga ndeshja në ndeshje filluam të përmirësohemi. Nëse vazhdojmë të luajmë siç kemi luajtur në ndeshjet e fundit, FC Shkupi do të ketë 100 % rezultate më të mirë. Për këtë jam 100 % i bindur,” tha mes tjerash sulmuesi Angelov.
Përpos mungesave të Basilios dhe Iljoskit përmes lëndimeve, futbollistët e tjerë janë vënë në dispozicion të trajnerit Umit Karan. Gëzon fakti se Rron Broja, ishte aktiv në të gjitha seancat stërvitore, duke dëshmuar se ka tejkaluar në tërësi lëndimin e muskulit të këmbës së majtë. Mirëpo pas stërvitjes së fundit në dyshim është vënë paraqitja e Kristijan Stojkoski dhe Armel Bradxhit. Përballja Rabotniçki – FC Shkupi, do të zhvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë” , në orën 13.00.