FC Shkupi arrin deri te fitorja dhe 3 pikët e reja , falë një lojë fantastike të të gjithë futbollistëve, ku me plot meritë u mund Akademia Pandev me 1-0. Mysafirët ishin tërësisht të koncetruar në mbrojtje, ndërsa goli i dytë në fanellën e FC Shkupit për Viktor Angellovin, vendosi fituesin në këtë përballje.
Skuadra e Shkupit shënoi fitore minimale ndaj Akademia Pandevit, me një lojë dominuese nga fillimi e deri ne fund të takimit, pasi mysafirët nga Strumica ishin koncetruar tërësisht në mbrojtje dhe kërkonin rastin vetëm në kundërsulme. Rastin e parë në këtë përballje e kishte Shkupi me futbollistin e ri Omar Jashari, por topi shkon vetëm rreth portës. Në anën tjetër Milovanoviq u gjetë sy me sy me portierin Igor Aleksovski, por ky i fundit tregohet syqel dhe nuk lejon të mposhtet. Në minutën e 14-të, Bllagoja Ljamçevski dërgon diagonale në zonën e rrezikut, por vonohet Toni Tipuriq, edhe pse portieri mysafirë nuk është i sigurtë. Një minutë më vonë, Armel Bradxhi godet nga distanca, por topi shkon drejt në duart e portierit mysafirë, Çubrakoviq. Në minutën e 20-të regjistrojmë aksionin e radhës për Shkupin, kur Serzhinjo godet nga 20 metra, ndërsa topin e devijuar nga portieri mysafirë, Viktor Angelov e dërgon lartë mbi portë. Në anën tjetër, Doriev futet në zonë, ndërsa gjuajtja e tij nga këndi i vështirë përfundon në pjesën e jashtme të portës të Aleksovskit.
Në pjesën e dytë që të dy skuadrat kanosen në portat kundërshtare. Shkupi i pari sjell rrezik për portën mysafire, ndërsa në kundërsulm, Doriev lobon Aleksovskin, por topi shkon jashtë portës. Në minutën e 50-të, kanoset Muharem Bajrami me kokë pas rivënies nga këndi, ndërsa tre minuta më vonë, Serzhinjo futet në zonë, por gjuajtja e tij shkon vetëm skaj portës. Në minutën e 66-të, gabon portieri mysafirë Çubrakoviq, pas rivënies nga këndi, por Serzhinjo nuk arrin që të shënojë brenda zonës së rrezikut. Mirëpo kjo ishte vetëm paralajmërim për ndryshimin e rezultatit, që vjen në minutën e 75-të. Kroson Toni Tipuriq nga krahu i djathtë, ndërsa Viktor Angelov pasi nuk arrin të godas me kokë, në tentimin e dytë, me këmbë mposht portierin mysafirë për 1-0. I njëjti futbollist arrin që të jetë në qendër të vëmendjes edhe në aksionin e radhës, duke kaluar portierin mysafirë, mirëpo në vijën fundore reagon mbrojtja mysafire dhe eviton rrezikun. Dhe kanosja e fundit për ndryshim të rezultatit e kishte Doriev që gjuan nga goditja e lirë, por në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës është Igor Aleksovski.
Shkupi në këtë mënyrë arrin deri te fitorja e tretë në këtë sezon, ndërsa në fundjavë, më 4 nëntor, në orën 13:30 në Tetovë do të përballet me KF Shkëndija.
FC Shkupi – Akademia Pandev 1-0 (0-0)
Stadiumi në Çair
Shikues: 1.000
Arbitër kryesor: Petar Mantev (Negotinë)
Ndihmësit: Ilija Gonev (Negotinë) dhe Gjorgji Karajanov (Gjevgjeli)
Kartona të verdhë: Manevski, Stojçevski (Akad. Pandev)
Kartona të Kuq:
Golashenues: Viktor Angelov ’75 (FC Shkupi)
FC Shkupi: Igor Aleksovski, Abdulkadir Zango (Suhel Muharremi 68′), Toni Tipuriq, Amir Bilali, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçesvki (Besart Krivanjeva 43′), Armel Bradxhi, Rron Broja, Viktor Angelov, Serzhinjo, Omer Jashari (Kristijan Stojkoski 50′)
Trajner: Umit Karan
Akademia Pandev: Çubrakoviq, Iliev, Kostov, Ivanov, Stoilov, Milovanoviq, Doriev, Pandev, Temelkov, Manevski, Stojçevski.
Trajner : Jugoslav Trençevski