VLADICA BRDAROVSKI PËR SHKUPIN

Shpërndaje:

Skuadra jonë, gjatë ditës së sotme, zyrtarisht ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mbrojtësin e krahut të djathtë, Vladica Brdarovskin, me të cilin, tashmë do të kemi konkurrencë mjaft të fortë në repartin e mbrojtjes.
Brdarovski vjen nga radhët e skuadrës kosovare, FC Drita, ku në sezonin e kaluar, regjistroi 22 paraqitje.
Në kampionatin vendor, ka qenë pjesë e ekipit të Vardarit, ku në 116 paraqitje, ka shënuar 5 herë dhe ka asistuar 15 herë.
Në total, në 256 paraqitje në karrierën e tij, Vladica Brdarovski ka shënuar 5 herë dhe ka asistuar 30 herë.
Në moshën 22 vjeçare, Brdarovski debutoi me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut kundër Polonisë në një ndeshje miqësore.

Pas prezantimit për faqen tonë zyrtare, mbrojtësi jonë I ri, shprehet I lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës nga Çairi dhe që do të udhëhiqet nga kryetrajneri jonë, Goce Sedloski.

“Pas një viti, po rikthehem në ligën e parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe më duhet të them që jam shumë I lumtur.
Pas bisedimeve të shumta, së bashku me ekipin e Shkupit, arritëm që të nënshkruajmë kontratë njëvjeçare, sepse ambiciet e mia dhe ambiciet e klubit janë të mëdha dhe së bashku do të luftojmë për titull dhe suksese tjera.
Para nesh kemi konkurrent të fortë si Shkëndija, Akademija Pandev dhe Struga, por tashmë kam shumë bashklojtarë të mirë dhe të fortë, që I njoh personalisht, ndërsa në krye me trajnerin Goce Sedloski, do ta kemi edhe më të lehtë, sepse ai më së miri e din, se si duhet të fitohet titulli dhe jam shumë I lumtur që do të udhëhiqem nga një trajner I tillë.
Të gjithë lojtarëve tonë ju dëshiroj një sezon me shumë suksese, kurse tifozëris tonë, i premtojmë që do të luftojmë për qëllimet tona”
, u shpreh Vladica Brdarovski, pas nënshkrimit të kontratës.

Vladica Brdarovski, gjatë karrierës së tij në kampionatin vendor, gjithashtu ka luajtur edhe për skuadrën e Rabotniçkit dhe Pelisterit nga Manastiri.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT