Vujçiç debuton me gol në barazim ndaj Çernomorets (VIDEO DEKLARATË)

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e Shkupit sot ka luajtur ndeshjen e katër kontrolluese në tokën turke, duke arritur përsëri të barazojë, por kësaj radhe me nga një gol për dy ekipet në dy pjesët nga një. Kundërshtari I radhës I Shkupit, ishte skuadra e Premier Ligës së Ukrainës, Chornomorets Odessa, që konsiderohet një nga ekipet më të forta të kampionatit.

Ndeshja ishte mjaft dinamike me dy ekipet që dëshiruan fitoren, ndërsa Shkupi në dy pjesët dominoi me shumë raste për shënim.

Pas matjes së forcave në terren, skuadra e Çernomoretsit u kanos e para pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, por në mënyrë të shpejtë reagoi mbrojtja e FC Shkupit. Pak më vonë përcollëm edhe një kanosje nga distanca e ukrainasve, por që shkoi vetëm skaj portës së Zendelit. Në anën tjetër, pas goditjes së lirë në zonën kundërshtarë u krijua një rrëmujë, e cila nuk u konkretizua me gol.

Pak më vonë, Çernomoretsi kanoset në krahun e djathtë, ndërsa gjuajtja e sulmuesve kalon skaj portës. Në anën tjetër, kombinim i shpejtë i Basilios dhe Maliqit, me këtë të fundit që drejton topin jashtë portës.

Dhe në mintën e 25-të, një aksion nga krahu i djathtë, u mbyll me gjuajtje precize të Musolitinit për 0-1.  Skuadra e Shkupit kaloi në ofenzive për të barazuar shifrat, ndërsa kanosja e parë ishte nga Rron Broja.  Pak më vonë, Gomis asiston në zonë, ndërsa nga afërsia nuk është preciz Blazhe Iljoski.

Në pjesën e dytë , trajneri Ardian Nuhiu bëri shumë ndryshime në formacionin e parë , duke u dhënë mundësi të gjithë futbollistve që të shijojnë këtë miqësore. Në rastin e parë, Maliqi nisi aksionin, ndërsa në fund Basilio nuk ishte preciz, duke dërguar topin jashtë portës.

Pak më vonë në skenë ishte futbollisti nga Afrika I cili është testime, Gomis, i cili bukur u lirua nga kundërshtarët, por nuk ishte preciz nga 16 metra. Pas një pauze të gjatë në lojë u inkuadrua edhe Stefan Vujçiç, i cili në aksionin e radhës, arriti që të shënojë golin e barazimit 1:1. Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit.

Stefan Vujçiç ka folur pas ndeshjes duke treguar për lojën dhe golin e tij në debutimin te Shkupi.

“Po, mundë të them se mundemi të jemi të kënaqur nga ndeshja, ne krijuam shumë raste ndaj tyre dhe mendoj se poriertë tanë nuk kishin shumë punë për të mbrojtur, kështu që mirë kemi lëvizur në fushë, luajtëm futboll të mirë dhe mendoj se mundë të jemi të kënaqur.

Jam shumë i gëzuar dhe është ndjenjë e mirë që më në fund po qëndroj në fushë përsëri, për mua golat nuk janë shumë me rëndësi, andaj për mua shumë më me rëndësi është që munda të luaj ndeshjen e parë për Shkupin klubin tim të ri, ndërsa që shënova edhe golin, kjo është edhe më e mire”.

 

“Chernomorets” – “Shkupi” 1:1 (1:0)

Golat: Musolitin (26) – Vujcic (80)

 

Stadiumi: Fusha stërvitore Hotel “Starlight”

Referuan: Murat Hasar, Ramazan Karaka, Hasan Dag nga Tyrqia

 

SHKUPI: Zendeli, Ramadani, Maliqi, Ljamçevski, Broja, Ndong, Krivanjeva, Ilioski, Adem, Stojkoski, Gomis.

Luajtën edhe: Mustafa, Shabani, Vujcic, Sefo, Muharem, Jasharoski, Ismaili, Imeri

Trajner: Ardijan Nuhiu.

 

Chernomorets: Bezruk (Coach, 66), Bamba, Zubeiko, Zhunich, Smirnov, (Sokolov, 76), Hameluk, Mashnin (60 Mochinin) Musolitin (Semeniv, 60), (Serdenyuk, 76), Antonov

Trajner: Konstantin Frolov.

 

 

 

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!