Vujçiç: “Shkojmë vetëm për të fituar” (VIDEO)

Të dielën në program është java e 33-të, e Ligës së Parë të Maqedonisë dhe tani më është bërë rutinë, që të luhet pas çdo ditë të tretë një ndeshje, që vërtet ka kaluar limitet e normales, pasi që në asnjë kampionat nuk ka një orar të këtillë. Por patjetër se duhet përfunduar sezonin në këtë mënyrë, ndërsa pengesa e radhës e Shkupit është “Skopje”, ekip kjo e cila kërkon mbijetesën dhe është padyshim në një formë të mirë këtë sezon.

Shkupi kur po luante si nikoqire jashtë Çairit, me “Skopjen” luajti në Gostivar ku u mund me rezultat të papritur 0:2, ndërsa tani do të jetë në cilësinë e nikoqirit në stadiumin “Hekurana” në lagjen e Autokomandës.

Për duelin e të dielës ka folur Stefan Vujçiç, i cili së fundmi është rikthyer në ekip pas një lëndimi të gjatë.

“Unë mendoj se do të jetë ndeshje interesante. “Skopje” meriton respekt, veçanërisht pas rezultateve që kanë shënuar në pjesën e dytë të sezonit. Por ne na intereson vetëm fitorja, ne na duhet fitorja të jemi të sigurt për mbijetesë njëqind për qind dhe normalisht për Evropë, të mbesim në garë për Evropën. Kështu që ne nuk na intereson një pikë,  mendoj që as atyre andaj dhe shkojmë për të fituar”, ka thënë mesfushori i Shkupit.

Te skuadra e Shkupit gëzon fakti se ekipi tani ë është kompletuar dhe nuk ka asnjë të ndëshkruar me kartonë , ndërsa i vetmi që kishte ankesa për dhimbje, është Rron Broja i cili vazhdon të mos ndjehet i qetë nga lëndimi i kavilies.

Ndeshja “Skopje” – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 16:30 minuta, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri strugan Albrim Shaqiri.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT