Vujçiç u bashkohet stërvitjeve me ekipin (VIDEO)

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit pas ndeshjes së dytë kontrolluese të luajtur në Antalia, ku ka barazuar (0:0), me ekipin nga Pfremier Liga e Ukrainës PFC Stal, sot kishte stërvitje të kombinuar. Futbollistët që luajtën më gjatë në ndeshjen e djeshme, kishin ushtrime më të lehta, ndërsa pjesa tjetër u stërviten me ritëm të zakonshëm.

Skuadrës sot i është bashkuar edhe Stefan Vujçiç, i cili mori dritë jeshile nga stafi mjekësor. Padyshim se paraqitja e tij e parë pritet në ndeshjet e radhës , kur edhe stafi i trajnerëve do të vlerësojnë se ai është i gatshëm për një debutim.

Në prononcimin e tij për faqen zyrtare të klubit Vujçiç është shprehur tepër i lumtur për aktivizimin e tij në ekip.

“Pas një kohe të gjatë është ndjenë e mirë se tani mundë të stërvitem me ekipin përsëri, por unë mjaft kam punuar edhe deri më tani me trajnerin për kondicion Orhanin, ndërsa stafi teknik ka mjaft durim me mua, por nuk ka gjë më të mirë se futbolli luhet me ekipin, me djemt të cilët mua mjaft po më ndihmojnë dhe po thjesht jamë shumë i lumtur që përsëri mundë të jem në fushë”.

Por pasi që u kumtua lajmi se Vujçiç tani është gati për ekipin, lojtarët në shenjë mireseardhje i dhanë një kusht, se ai duhet ta qerras ekipin, ndërsa Vujçiç tha se dhuratën do e realizojë pas kthimit nga Antalia në Shkup.

“Unë si lojtar i ri dhe pas një lëndimi të gjatë duhet ta qerras ekipin, ndërsa kjo është një mënyrë e tyre që të më urojnë mua mirëseardhje, ndërsa sigurisht do të jetë bakllava, ndërsa dhuratën e ruaj për në Shkup”, ka thënë kroato gjermani i Shkupit.

Futbollistët pasdite e kishin të lirë, ndërsa nga nesër fillojnë me dy stërvitje në ditë, për tu përgatitur për ndeshjen e radhës, kur për kundërshtarë e kan Çelikun nga Bosnja.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT