Xhiroja e 14-t, raporti i takimit FK Sileks vs FC Shkupi

Shpërndaje:

Ndeshja e xhiros së 14-t në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut nuk ka shkuar ashtu siç dëshiruam, pasi u mundëm nga FK Sileksi me një gol të vetëm në minutën e 3-të të takimit. Ekipi tregoi karakter dhe luftoi deri në fund për të gjetur barazimin, por nuk arritëm që të tundim rrjetën e kundërshtarëve që më shumë qëndruan në mbrojtje dhe zvarriteshin në fushë për të humbur kohën.

Ndeshjen në Kratovë nuk e nisëm mirë, kur pas vetëm 3 minuta lojë u ndëshkuam me gol nga vendasit që realizuan përmes Milosh Zheravicës që çoi në epërsi 1:0 Sileksin. Në vijim bardheblutë krijuan disa raste në portën e kundërshtarit, por pa gjetur kuadratin. Në minutën e 21-të edhe Marin Jurina tentoi me kokë, mirëpo nuk rrezikoi portën e Daniel Bozhinovskit. Deri në fund të takimit nga të dyja anët kishte raste, por 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin e minutës së 3-të.

Pjesën e dytë e nisëm me shans, kur nga një gjuajtje e lirë, harkon bukur Sergio, ndërsa me kokë nuk arrin të dërgon topin në rrjetë Jurina. Në minutën e 63-të kishim rastë të mirë, por gjuajtja e Sergios nga jashta zona shkoi skaj shtyllës. 10 minuta më vonë rastin tjetër e kishte Fatjon Jusufi, por tentimi i tij nuk shkoi më shumë se deri në duart e portierit vendas. Sileksi dukej i lodhur dhe i tërhequr më shumë në mbrojtje, ndërsa ekipi në vazhdimësi kontrollonte lojën dhe kishte dominimin e topit. Në të 84-t Krivanjeva nga brenda zona, nuk arriti që të gjejë kuadratin. Vendasit gjatë gjithë ndeshjes, por veçanarisht në pjesën e dytë gjenin mënyrën e zakont për tu zvarritur nëpër fushë, duke shfrytëzuar momentin për të pushuar. Deri në mbyllje të takimit kishim edhe një rast, ku në shtesat Jurina u gjet mirë në zonën e kundërshtarëve, por tentimi i tij shkoi skaj shtyllës, duke u ndarë kështu në fund me disfatë nga kjo përballje.

Në vijim kampionati kalon në pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, ndërsa takimin e radhës në kampionat e luajmë kundër Vardarit me 21 nëntor.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT