Xhiroja e 17-të, raporti i takimit KF Shkëndija vs FC Shkupi

Shpërndaje:

Ndeshja e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut nuk shkoi ashtu siç duhej për ekipin, pasi u mundëm në transfertën me KF Shkëndija me rezultat 4:0.

Takimi në Tetovë nuk nisi mirë për bardheblutë, kur vetëm pas dy minutave lojë u ndëshkuam me gol, kur gabimin e Basilios e shfrytëzoi Besart Ibraimi. Menjëherë pas golit të pranuar, kishim një tentim me Suhejl Muharemin, por gjuajtja e këtij të fundit nuk shkoi më shumë se deri në duart e portierit kundërshtar. Në të 24-t Igor Aleksovski na shpëton, kur del më i suksesshëm se Agim Ibraimi. Në minutën e 27-të, pas një mos kordinimi në mbrojtje, Zhunior na ndëshkon me golin e dytë. Në minutën e 31-të, Suhejl Muharemi  tentoi sërish, por vetëm skaj portës. Minuta e 41-të solli golin e tretë për vendasit, që shënuan përmes Besart Ibraimit nga penalltia. Deri në fund të pjesës së parë regjistruam edhe një rast me Jurinën, mirëpo gjuajtja e tij nuk gjeti kuadratin e portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, rastin e parë për gol ekipi e kishte në minutën e 59-tën kur Kostadin Zahov mbron tentimin e fortë të Fatjon Jusufit nga jashta zona. Në të 72-tën Jurina godet nga një pozicion i vështirë, por mbron portieri vendas. Në vijim edhe përkundër tentimeve, ekipi nuk arriti të gjejë rrjetën, ndërsa një minutë para fundit vendasit gjetën edhe njëherë golin me Zhuniorin që fiksoi rezultatin e takimit në 4:0.

Ndeshjen e radhës ekipi e luan të mërkurën, kur në Çair presim Akademia Pandevin në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT