Futbolli i Maqedonisë është pasuruar edhe me një trajner që tani ka dhënë provimin edhe për UEFA PRO licencën, është ky trajneri i FC Shkupi, Zekirija Ramadani, që me një punë të madhe me shumë zell dhe rezultate të treguara në praktik, të dielën ka arritur të jep dhe provimin e fundit praktik para profesor doktor Nebojsha Markovski i cili është edhe drejtor i Qendrës Edukative për trajner në Maqedoni.
Zekirija Ramadani i cili është shquar më parë edhe si një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë nga Maqedonia, rrugëtimin për të arritur deri te UEFA PRO licenca e kishte nisur para dy vite e gjysmë, duke u pajisur me të gjitha kategoritë, B, A dhe së fundi UEFA PRO. Sigurisht se kjo e fundit i kishte marrë më shumë kohë strategut të Shkupit, duke kaluar një periudhe një vit e gjysmë.
“Sigurisht se nuk do të fsheh emocionet e mia që kam, pasi që jam shumë i lumtur që pas dy vjet e gjysmë të pajisem me licencat, e që e rrumbullakësova këtë me UEFA PRO. Sigurisht se kjo më ka shtuar ambiciet për të dhe tani do kem motivim plus për të vazhduar me punë dhe për të kërkuar rezultate edhe më të mëdha. E fillova karrierën profesionale që nga sezoni 2013/14, duke e ngjitur klubin e zemrës në Ligën e Parë, por do të isha shumë i kënaqur nëse do arrijmë të prekim sa më shpejtë edhe Evropën. UEFA PRO licenca është leje pune që mundë më mundëson të punoj edhe jashtë në Evropë dhe tash jam i barabartë me emrat më të mëdhenj të trajnerëve, pa marrë parasysh se cilën skuadër ata udhëheqin. Do të më duhet edhe shumë punë dhe shumë suksese për të arritur një ditë të jem trajner i ndonjë ekipe të madhe evropiane”, ka thënë Ramadani.
Zekerija Ramadani ka tani dy vite që është trajner i parë i skuadrës së FC Shkupi, duke e udhëhequr skuadrën e tij në 67 ndeshje, nga të cilat ka shënuar 35 fitore, 18 barazime dhe në 14 ndeshje ka pësuar disfatë. / fcshkupi /