Zendeli e Nuhiu fillojnë kurset për trajner

Shpërndaje:

Zendeli e Nuhiu fillojnë kurset për trajnerNë kompleksin “Istatov” ka filluar pjesa e parë e kursit për marrjen e licencës “B” të UEFA-së. Për Federatën e Futbollit të Maqedonisë ky kurs është i 20 me radhë, ndërsa në të do të marrin pjesë 45 trajner të ri. Në pjesën e parë janë parashikuar prezantimet teorike në lëmin e metodikës dhe organizimit të stërvitjeve në kategoritë e të rinjve, psikologjinë në futboll me lojtarët e tij, preventivet e lëndimeve sportive, struktura në stërvitje, ndërsa në pjesën praktike është e paraparë edhe paraqitja e principeve të stërvitjes dhe modelimin në stërvitje sipas moshës të cilën e stërvit. Në mesin e grupit të trajnerëve gjenden edhe dy futbollistët  e skuadrës së FC Shkupi, Ardian Nuhiu dhe  Suad Zendeli.

“Bashkë me Suadin vendosëm ti futemi ujërave të profesionit të trajnerit. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të luaj futboll akoma. Së paku edhe një sezon do të jem aktiv dhe më pas do të shoh. Pasi të përfundoj karrierën dua që të vazhdoj të punoj si trajner. Aktualisht po ndjek kursin për marrjen e licencës “B” të UEFA-së, më pas do të vazhdoj ti marr edhe “A” dhe atë “Pro”, është shprehur Ardian Nuhiu.

“Derisa merrem me futboll do t’i kryej paralelisht të dyja punët. Portierët zakonisht më vonë ‘varin këpucët në gozhdë’, unë akoma kam fuçi dhe s’mendoj ti them lamtumirë futbollit aktiv. Puna e trajnerit është punë e mirë, mirëpo nuk kam vendosur se kur do ti marr licencat e nevojshme dhe se a do të ushtroj detyrën e trajnerit të portierëve ose do të jem vetëm si trajner”, deklaroi Zendeli.

Pjesa e parë e kursit përfundon më 6 qershor, kur trajnerët do ti marrin detyrat e tyre për provimin praktik, që është dhe  pjesa e dytë e kursit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT