Zendeli: Jemi me këmbë në tokë, pa eufori luajmë me “Skopjen”

Skuadra e Shkupit ka radhitur dy fitore të njëpasnjëshme në kampionatin e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, edhe atë duke mundur dy ekipe mjaft të forta siç janë Rabotniçki dhe së fundmi Sileksin në Kratovë dhe kështu tani me nga shtatë pikë me Vardarin ndajnë pozitën e katërt.

Padyshim se ky rezultat është meritë e gjithë skuadrës, duke filluar nga stafi i trajnerëve por edhe futbollistët që në secilën ndeshje janë treguar të mirë, duke e ngritur formën nga ndeshja në ndeshje.

Një nga ata që më së paku flet dhe më shumë punon, është edhe kapiteni i skuadrës, portieri Suat Zendeli i cili në secilën ndeshje ka arritur të bëjë ndërhyrje vendimtare për të shpëtuar ekipin nga rreziku i sulmuesve kundërshtarë.

“Normal se jemi të gëzuar për fitoren e djeshme. Mund ta them lirisht se kemi fituar një kundërshtar shumë të fortë në fushën e tyre. Arritëm të marrim tri pik të plota që na jep një siguri më të madhe për objektivin tonë. I uroj lojtarët dhe stafin, e në veçanti aët numër të vogël tifozësh që ishin në Kratovë të cilët na mbështet përplot 90 minuta”, është shprehur Zendeli i cili ka komentuar në vazhdim fillimin e sezonit të ri.

“Normalisht se çdo fillim është i vështirë, ne kemi prodhuar lojë të mirë dhe me raste të shumta, por s’kemi marrë rezultat pozitiv, ose nuk ishte edhe fati me ne. Kthese ishte në ndeshjen me Rabotniçkin, duel ku luftuam shumë dhe e fituar ne minutat e fundit. Do jemi me këmbë në tokë, pa eufori luajmë të mërkurën në shtëpi me “Skopjen”. Edhe në këtë ndeshje duhet shumë luftë për ta fituar ndeshjen. Janë xhirot e para dhe me një fitore apo një disfatë je lart në tabelë, apo edhe në fundin e saj, andaj duhet të bëjmë shumë kujdes. Duhet gradualisht të jemi bindës në kampionat. Ju bëjë thirrje tifozëve që të jenë në numër sa më të madh në ndeshjet në vazhdim, gjegjësisht të mërkurën është momenti të jenë në numër sa më të madh. Shpresojmë që t’i gëzojmë me fitore të radhës”, është shprehu kapiteni i FC Shkupi, Suatr Zendeli.

Ndeshja FC Shkupi – KF “Skopje” luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 15:30.
Kjo ndeshje do të drejtohet nga arbitri kryesor Krumisllav Gjorgjiev, me ndihmësit e tij Nikolla Karakolev, Risto Gjorgjiev dhe Stojançe Stojanov që të gjithë nga Shtipi. Ndërsa Delegat është Goce Jovansovki nga Manastiri, ndërsa kontrollor është Ilir Sela nga Struga.