Zendeli: Ne luajmë ndryshe kur “Shvercerat” i kemi në tribunë

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi këtë të dielën do të ketë dhe derbin e dytë radhazi, pas asaj që luajti si mysafire ndaj Rabotniçkit (1:1), kur në Çair të Shkupit do të jetë nikoqir i Sileksit nga Kratova.

Ekipi shkupjan për këtë sfidë të radhës është përgatitur maksimalisht me përkushtim të madh, duke kërkuar suksesin e radhës dhe ngritjen në pjesën e lartë të tabelës. Skuadra Shkupit dhe Sileksit u takuan dy herë në sezonin vjeshtor, ku Sileksi në Kratovë kishte shënuar fitore me shumë fat, ndërsa në Shkup dueli përfundoi pa fitues dhe pa gola (0:0).

Suat Zendeli 1

Për ndeshjen e radhës është prononcuar kapiteni i skuadrës Suat Zendeli, i cili ka apeluar deri te të gjithë futbolldashësit, që të dielën të jenë në numër sa më të madh në stadiumin e Çairit, që së bashku të arrijnë suksesin e radhës.

“Pas një gjysmë sezonit shumë të mirë, ne kemi vazhduar me sukses edhe sezonin pranveror, duke shënuar rezultate pozitive. Ne e kemi cekë disa herë në deklarata të ndryshme, se objektivi i ynë është mbijetesa dhe kapja e fazës së play-off-it. Unë shpresoj që të vazhdojmë me rezultate pozitive, pavarësisht se nuk kemi të drejtë të luajmë në kualifikime të Ligës së Evropës, dëshirë e jona është që të përfundojmë në pozitën e tretë, që do të ishte një sukses shumë i madh. Pikërisht dëshiroj që të bëjë ftesë deri te publiku që të vijnë në numër sa më të madh në stadium dhe të na japin përkrahje, ashtu sikurse e kanë bërë në çdo ndeshje. Sigurisht se ne luajmë ndryshe kur “Shvercerat” i kemi në tribunë, pasi ata janë shtytës për ne, me një fjalë ata janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”, ka thënë Zendeli.

_DSC9429

Shkupi edhe për duelin me Sileksin nuk ka asnjë të lënduar dhe asnjë të ndëshkuar, andaj pritet që të jetë e kompletuar. Për këtë ndeshje është vendosur që drejtësinë ta ndajë Dejan Jakimovski. Ndeshja Shkupi – Sileksi luhet të dielën me fillim në ora 14:00. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT