Zendeli së shpejti ligjërues për trajner

Shpërndaje:

Portieri dhe kapiteni i FC Shkupi, Suat Zendeli përveç se po vazhdon të jetë një nga portierët më të mirë në vend, ai tani më është duke u përgatitur për të përfunduar me marrjen e licencës së „UEFA-s A“. Zendeli tani më ka dhënë provimin praktik që gjatë javës së kaluar u organizua në Dojran, ku së bashku me te ishte edhe futbollisti tjetër i FC Shkupi, Ardian Nuhiu, ndërsa që të dyve u mbetet edhe provimi teorik.

Por Zendeli ka disa ditë që po qëndron në Beograd, ku është duke ndjekur seminarin “UEFA coaching Program”, e që pas përfundimit të tij, Zendeli së bashku me dy kolegët e tij, Danço Celevski edhe Zoran Micevski, në vendin tonë do të jenë ata që do të jenë ligjërues, dhe mentor për të gjithë ata që do të konkurrojnë për trajner.

Suat Zendeli

Zendeli pritet që të shtunën në mbrëmje të kthehet në Shkup, ndërsa më pas diku nga muaji maj ai do të jetë edhe në një seminar të këtillë, por që do të organizohet gjatë muajit maj në Sarajevë, ndërsa seminari i parë është mbajtur në Zagreb, ku edhe aty Zendeli ishte pjesëmarrës.

Suat Zendeli me të përfunduar ndeshja Shkupi – Sileksi ishte nisur për Beograd dhe ka munguar në seancat stërvitore, ndërsa është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen Shkëndija – Shkupi, që luhet të shtunën me fillim në ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Veles. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT