Zendeli: Ta mbyllim sezonin me fitore dhe të shijojmë Evropën (VIDEO)

Shpërndaje:

Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë ka ardhur në xhiron e funti, të dielën luhen  ndeshjet e javës së 36-të, ndërsa në te do të vendoset vetëm për ekipet që janë në garë për dalje në arenën evropiane dhe për ekipet që luftojnë për një pozitë të balotazhit.

Skuadra e Shkupit është në garë për Evropën, ndërsa për momentin është e pozicionuar e katërta me një pikë më pak se Rabotniçki i treti dhe një më shumë se Silkesi i pesti.

Andaj në javën e fundit janë të gjitha matematikat e mundshme, por thjesht Shkupi është i detyruar të fitojë që të ruaj së paku pozitën e katërt, e që është mundësia e fundit për garat evropiane, nëse në finalen e Kupës së Maqedonisë Shkëndija do e fitonte Pelisterin.

Të dielën në Çair vjen një nga kundërshtarët që klubi ka rivalitet të madh, andaj kur të shtohet edhe mundësia për dalje në arenën evropiane, dueli ndaj Vardarit është një sfidë e madhe dhe futbollistët e presin atë me padurim.

Për këtë duel ka folur kapiteni i skuadrës Suat Zendeli, i cili në këtë kampionat ka qenë një nga futbollistët më standard dhe ka ndihmuar ekipin në ecurinë pozitive, andaj ai në një bisedë për kanalin zyrtar të klubit ka folur lidhur me këtë përballje, ku mes tjerash ka komentuar edhe ndeshjen e të dielës.

“Jemi në fund të kampionatit, ndërsa pikërisht në ndeshjen e fundit jemi edhe shumë pranë Evropës. Kur luan me kundërshtarin e përbetuar, unë do e kisha dhënë edhe Evropën edhe titullin vetëm për ti fituar ata, por kësaj radhe besoj se do i kemi që të dyat, edhe fitoren edhe Evropën.  E ftoj publikun në numër sa më të madh, pasi që vërtet do të jetë një moment emocionues, kur Shkupi pas 14 viteve ka shansin për tu rikthyer në garat evropiane. Kemi treguar se jemi një grup shumë i fortë, jemi në shtatë ndeshje pa disfatë, ndërsa shpresojmë ta mbyllim sezonin me fitoren më të ëmbël, duke e mundur Vardarin”, ka thënë kapiteni Zendeli.

Për ndeshjen e të dielës trajneri Zekirija Ramadani do të ketë të gjithë futbollistët në dispozicion. Ndeshja Shkupi – Vardari luhet të dielën me fillim në orën 16:15, ndërsa ndeshjen do ta referojë Dimitar Meçkarovski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT