Zhizhoviç: Absolutisht të kënaqur me atë që treguam në fushë

Shpërndaje:

Skuadra jon sezonin pranveror e ka nisur me fitore të pastër 3-0 ndaj Voska Sport, kështu që me tri pikë kemi marrë dhe kreun e tabelës së renditjes. Për duelin e të dielës ka folur trajneri Mlladen Zhizhoviç, i cili mes tjerash ka thënë se kjo fitore dhe tri pikët e marra janë shumë të rëndësishme që ekipi e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin, që shton vetëbesimin për të vazhduar me punë që të ngritemi si ekip.

“Mund të them se fitorja si 3:0 apo 1:0, në fund janë njëjtë tri pikë, por marrë në përgjithësi kur do të analizojmë ndeshjen duhet të jemi absolutisht të kënaqur me atë që treguam në fushë. Siç edhe u kam thënë lojtarëve, se kualiteti duhet të zgjatë më shumë dhe duhen që të tregojmë këso loje, pa marrë parasysh në disa situata që duhej ti zgjidhnim, do të jetë arrogante dhe prepotente nëse them se do të duhej që këtë ndeshje ta fitonim së paku me pesë gola të shënuar. Por për ne këto tri pikë janë shumë të rëndësishme që ta hapim kampionatin me fitore dhe me plot vetëbesim, të vazhdojmë të punojmë, të stërvitemi dhe të ngritemi si ekip. Edhe një herë i uroj ekipit për lojë korrekte, arbitrat për referim korrekt, kundërshtarin korrekt dhe në fund mendoj se shikuesit kishin mundësinë të shijojnë një ndeshje të mrekullueshme të Shkupit”.

Kujtojmë se ndeshjen e radhës e luajmë në cilësinë e mysafirit, kundër skuadrës Struga Trim Lum me 25 shkurt.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT