Zhizhoviç: Dëm që nuk fituam, kishim mundësi të rrisim diferencën në pikë

Shpërndaje:

Në javën e 14-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ekipi ynë ka pësuar disfatën e dytë dhe të parë pas plot 12 ndeshjeve në kampionat, tri në kupë dhe dy në miqësore.

Ndeshjen e sotme të zhvilluar në Kratovë kundër Sileksit ku edhe u mundëm me rezultat 2-1, e ka komentuar trajneri Mlladen Zhizhoviç, për të cilin ishte disfata e parë që kur e mori drejtimin e klubit në javën e shtatë me duelin ndaj AP Brera Strumicë.

“Mirë e nisëm ndeshjen, me raste dhe shënuam gol në kohë. Por ja që nga një rast prej ndërprerjes nuk arritëm të reagojmë mirë, pas një gabimi individual pësuam golin e barazimit. Përsëri vazhduam të kishim huçje të mëdha edhe gjatë rezultatit 1-1 dhe normalisht kur të bëni këso gabime vjen shpejt edhe dënimi, ku kundërshtari përsëri pas harkimit shënoi edhe golin e dytë dhe fituan tri pikë.

Marrë në përgjithësi është dëm për ne, pasi kishim mundësi që të marrim vendim e parë me diferencë në pikë. Kemi punuar gjatë gjithë ndeshjes, të them se edhe e kontrolluam dhe kishim shumë më shumë dëshirë për të marrë fitoren, por si duket kjo sot nuk ishte e mjaftueshme. Duhet të vazhdojmë të stërvitemi dhe të punojmë për katër ndeshjet e fundit të gjysmë sezonit, që të marrim maksimumin e pikëve”, ka thënë Zhizhoviç.

Kujtojmë se deri në mbyllje të sezonit vjeshtor kanë mbetur edhe katër duele, me 26 nëntor luajmë si nikoqir ndaj Makedonija Gj.P, me 29 nëntor udhtëtojmë për në Gostivar, më pas me 3 dhjetor në Çair e presim Shkëndijën dhe e mbyllim me 10 dhjetor ndaj AP Brera në Strumicë.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT