Zhizhoviç: Djemtë nxorën maksimumin

Shpërndaje:

Ekipi ynë në ndeshjen e javës së 15-t, ka mundur me rezultat minimal 1-0, Makedonija Gj.P. pas ndeshjes vlerësimin e tij e ka dhënë trajneri ynë, Mlladen Zhizhoviç, i cili edhe një herë ka lavdëruar ekipin për angazhimin e dhënë në një ndeshje, të cilën e ka vlerësuar si mjaft të vështirë.

“Ndeshje e vështirë, ashtu sikurse edhe e kemi pritur. Mendoj se djemtë kanë nxjerrë maksimumin duke dhënë një angazhim të madh dhe të themi një punë kualitative. Vërtet jam krenar me këtë grup të djemve me punën që po bëjnë dhe kontributin që po japin për këtë klub, duke marrë parasysh atë që kanë kaluar në periudhën e kaluar. Shpresoj se do të mbledhim forcë dhe dije që të mbetemi në kreun e tabelës. Në përgjithësi më vjen keq që lëndimin që mori Niltinho, por të presim rezultatet mjekësore, por frikësohem se e kemi humbur deri në fund të sezonit.  Por në përgjithësi, tjerat gjëra janë mirë, urime për djemtë dhe vazhdojmë tutje”.

Ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën kundër Gostivarit si mysafir, ndërsa më me tri pikët e fituara sot përsëri shkëputemi në kreun e renditjes me 31 pikë të grumbulluara.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT