Zhizhoviç: Fitore e merituar, tani mendojmë për ndeshjen e radhës

Shpërndaje:

Skuadra jonë në kuadër të javës së 12-të, ka shënuar fitore të pastër 3-0, ndaj rabotniçkit, ndërsa kjo ishte ndeshja e dhjetë e trajnerit Mlladen Zhizhoviç që kur mori kryesimin e ekipit. Në udhëheqjen e trajnerit Zhizhoviç ekipi ynë ka tetë fitore dhe dy barazime, si në ndeshjet e kampionatit, ashtu ato të Kupës dhe miqësore.

Për ndeshjen e sotme kundër Rabotniçkit, trajneri Zhizhoviç ka thënë se është fitore e merituar, duke shtuar se lojtarët luajtën në mënyrë maestrale dhe për këtë do të kenë si shpërblim dy ditë të lira.

“Mendoj se golin e parë e shënuam më shumë nga dëshirë, pasi që nuk kishim lojën tonë në gjysmë orën e parë të ndeshjes, por në përgjithësi pasi që hapën ndeshjen, shkuam në drejtim të cilën edhe dëshironim dhe më pas shënuam edhe dy gola dhe kishim edhe disa kundërsulme ku mendoj se kemi mundur të bëjmë edhe më shumë. Por në përgjithësi mendoj se është fitore e merituar me 3-0, ishim shumë më të mirë e sidomos në pjesën e dytë. Mendoj se lojtarët luajtën një pjesë maestrale dhe për këtë do të kenë si shpërblim dy ditë të lira. Na vjen një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ajo kundër Vardarit për të cilën që tani fillojmë punën, ndërsa këtë ndeshje tash më e harrojmë. Edhe pse jemi në vendin e parë, ne nuk mendojmë fare në rezultatet e ekipeve kundërshtare. Duke marrë parasysh se djemtë kanë dhënë një angazhim shumë të madh, duke marrë parasysh se ishim pas në tabelë dhe kjo është shpërblim për futbollistët dhe shtytje për ta që të punojnë edhe më shumë për të marrë rezultate edhe më të mira”.

Kujtojmë se ndeshjen e radhës e luajmë në fundjavë kundër ekipit të Vardarit, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin e Çairit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT