Zhizhoviç: Fitore e rëndësishme, për të shtuar vetëbesimin

Shpërndaje:

Skuadra jonë nën komandën e trajnerit boshnjak, Mlladen Zhizhoviç ka luajtur ndeshjen e dytë në kampionat dhe një në kuadër të garave të Kupës dhe ka po tri fitore. Kjo tregon se ka kimi në mes trajnerit dhe futbollistëve dhe se nga java në javë ekipi po tregon cilësinë. Kështu ishte edhe në ndeshjen e fundit, ku në cilësinë e mysafirit në Ohër kemi marrë fitore ndaj Voska Sportit, duke u kthyer nga disavantazhi tek fitorja me rezultat 2-3.

Vlerësimin e tij e ka dhënë trajneri Zhizhoviç, duke potencuar se do të mundohet që së bashku me futbollistët të përmirësojnë gabimet dhe të vazhdojmë me grumbullimin e pikëve.

“Për ne ishte fitore shumë e rëndësishme, nga vetë fakti se kishim një transfertë shumë të vështirë. E nisëm lojën ashtu sikurse nuk duhet, dhuruam gol në sekondën e 12-të, por mblodhëm forcat, dijen dhe kualitetin që ta kthejmë lojën në të mirën tonë. E them edhe një herë se ishte fitore shumë e rëndësishme për të mbetur në kreun e tabelës, në veçanti për të shtuar vetëbesimin, pasi në xhiron e radhës në Çair vjen Struga dhe do të jetë një derbi. Në përgjithësi duhej që ta mbyllim ndeshjen shumë më herët, por në shtatë tetë minutat e fundit rezultati solli pak nervozë , pasi në kishim së paku edhe tre – katër  raste për të shënuar dhe të mbyllim llogaritë, por që në fund duhej të mbroheshim. Sigurisht që kjo për trajnerin nuk është mirë, por në përgjithësi kur i mbijeton këto sulme, ekipi fiton edhe më shumë vetëbesim. Do të mundohemi që  sa më shpejtë ti përmirësojmë këto gabime që i kemi dhe të vazhdojmë me grumbullimin e pikëve”.

Kujtojmë se ekipi ynë pas kësaj fitore është në pozitën e dytë me 15 pikë, ndërsa në kuadër të javës së 9-të, në stadiumin e Çairit do të luajmë ndeshjen kundër Strugës.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT