Zhizhoviç: Fitore e rëndësishme

Shpërndaje:

Ndeshja e javës së 11-të ekipin tonë e ka pritur si nikoqir në Kumanovë, për faktin se po zhvillohen punime në rregullimin e fushës në Çair. Në këtë ndeshje kundërshtarë kishim ekipin e Bregallnicës nga Shtipi, të cilët i kemi mundur me rezultat 1-0.

Për këtë duel vlerësimin e tij ka dhënë trajneri Mlladen Zhizhoviç, i cili ka thënë se ishte ndeshje e vështirë, por që tri pikët janë shumë të rëndësishme.

“Një ndeshje e vështirë, në pjesën e parë ishim shumë të dobët, shënuam gol nga një aksion i punuar mirë dhe më pas ia lëshuam lojën kundërshtarit, të cilët absolutisht kanë merituar edhe të barazonin. Por në pjesën e dytë kishim disa situata për ta vendosur ndeshjen dhe duhej që të shënonim dhe të shtonim epërsinë në 2-0 që të ishim më të qetë në fund. E uroj ekipin për fitoren që ishte shumë e rëndësishme për tri pikë dhe për të mbetur në serinë pozitive, që do të jetë e rëndësisë së madhe që në vazhdim të sezonit të mbesim në kreun e tabelës.

Ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku për kundërshtar të 1/8 së finales kemi Ohrin. Ndërsa në kampionat me 29 tetor luajmë si nikoqir ndaj ekipit të Rabotniçkit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT