Ekipi ynë u është kthyer fitoreve, pasi dje në kuadër të javës së 23-të, apo më mirë thënë rrethit të fundit dhe të tretë të kampionatit, e ka nisur me fitore, duke e mundur Rabotniçkin me rezultat 3-2.
Ndeshja e të dielës ishte shumë interesante, me ekipin tonë që herët kaloi në epërsi, duke e ngritur rezultatin në 2-0, por më pas mysafirët u kthyen në lojë duke barazuar. Fitorja erdhi pak para fundit, që ka kënaqur tifozët, ndërsa nga ajo që është treguar në fushë, ka mbetur i kënaqur edhe trajneri Mlladen Zhizhoviç.
“Mendoj se të gjitha ndeshjet deri në fund do të jenë të këtilla. Ekipet e Shkupit dhe Rabotniçkit për mendimin tim janë të njëjta, por ne këtu në Çair jemi favoritë ndaj secilit. Mendoj se në pjesën e parë kemi mundur që ta vendosim ndeshjen në favor tonin, ku kishim edhe tri katër raste që të kemi epërsi së paku 2 ose 3 gola. Por për fat të keq na bëmë një gabim pas ndërprerjes, ku ata janë të rrezikshëm, prej ku munden të shënojnë gol, ndërsa në pjesën e dytë sikurse pritnim që nga vetvetja që të mbyllet ndeshja, ku ata përsëri jo nga ndonjë aksion, por përsëri nga një gabim individual u shëtitën para portës tonë. Normalisht që kjo solli nervozizëm, por mendoj se nga gjithë ajo që treguam, e kemi merituar absolutisht fitoren dhe këta djem vërtet janë heronj të cilët këtu tani gjashtë muaj prej kur kam ardhur, japin maksimumin e tyre. Kjo ndonjë herë jep rezultat ndonjë herë jo, por ne angazhimin e tyre dhe dijen e tyre në asnjë moment nuk e vëmë në dyshim. Ishte vërtet ndeshje e vërtetë, pas disa barazimeve me radhë dhe pa shënuar gol, nuk është e lehtë që të kthehesh në binaret e fitoreve, por ne ja arritëm. Kjo është meritë e futbollistëve, kur diçka nuk shkon mirë, është faj i trajnerit, kjo është kështu në këtë punë”, ka thënë Zhizhoviç.
Ndeshjen e radhës ekipi ynë e luan të shtunën, ku do të luajmë në udhëtim te skuadra e Voskës në Ohër.