Zhizhoviç: Ishte fitore plotësisht e merituar

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit nga java në javë po arrin të tregojë formë të mrekullueshme dhe padyshim se asgjë nuk është e rastësishme. Po punohet në mënyrë më të mirë të mundshme, në ekip ka atmosferë më shumë se pozitive dhe të gjithë futbollistët janë bërë një për të ndihmuar në secilin repart, për të marrë më të mirën dhe pikët nga secila ndeshje.

Por, kjo punë dhe kjo atmosferë dhe disiplinë, padyshim se ka një emër, ai është trajneri i ri Mlladen Zhizhoviç së bashku me stafin e tij.

Kjo ishte fitorja e katërt e skuadrës së udhëhequr nga strategu Zhizhoviç, një në ndeshjen e kupës prandaj tani ekipi ynë është kryesues në tabelë.

Pikërisht ndeshjen e sotme e ka komentuar edhe vet strategu boshnjak i ekipit tonë, i cili mes tjerash ka thënë:

“Ishte nj derbi i vërtetë, mendoj se në përgjithësi pjesa e parë ishte në një nuancë më kualitative nga ekipi kundërshtarë. Në njëzet minutat e para kishim disa kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme të cilët duhej ti kishim finalizuar, por nuk i bëmë.

Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e organizimit të lojës, kjo edhe dha frytet e saja, kishim mundësi që të shënojmë edhe më shumë gola, por gjithsesi ishte një fitore plotësisht e merituar. Mendoj se ishim sot dominues dhe më të mirë në të gjitha elementet e lojës së futbollit. Uroj edhe ekipin kundërshtarë për lojën korrekte uroj edhe arbitrat që kryen punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë”.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT