Zhizhoviç: Këta djelmosha meritojnë urime dhe lëvdata

Shpërndaje:

Në kuadër të javës së 17-të, ekipi ynë ka mundur Shkëndijën e Tetovës me rezultat minimal 1-0, por që ka mundur të jetë edhe me diferencë më të lartë, në bazë të rasteve dhe lojës së treguar në fushë. Pikërisht kështu ka thënë trajneri Mlladen Zhizhoviç, i cili ka potencuar se shumë më e rëndësishme është të keni një ekip kualitativ dhe me karakter, se sa një lojtar të mirë individual.

“Marrë në përgjithësi rrjedhën e lojës, fitorja është absolutisht e merituar, pasi djemtë kanë dhënë edhe atomin e fundit të forcës dhe mendoj se kishim mundësi të fitonim me rezultat edhe më të lartë dhe më bindës, duke marrë parasysh se çka nuk realizuam. Por në përgjithësi jemi të kënaqur me fitoren, pasi ishte alternativa e vetme që na interesonte në këtë ndeshje. Treguam edhe një herë që jemi në ritëm më të mirë se Shkëndija, të cilëve nuk u lejuam asgjë sot. Dhe këta djelmosha nuk e di për të satën herë meritojnë urimet dhe lëvdatat edhe pse shumë kanë dyshuar nëse munden ose jo, por ata nga ndeshja në ndeshje kanë treguar se ndonjë herë nuk duhet patur lojtar individual atraktiv dhe të mirë, por shumë më e rëndësishme është të keni një ekip kualitativ dhe me karakter që e dëshiron suksesin”, ka thënë Zhizhoviç.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT