Ndeshja e sotme e luajtur në Strugë, që përfundoi në barazim ka treguar edhe një herë se ekipi ynë ka karakter dhe vendosshmëri për të vazhduar luftën drejt titullit kampion. Këtë e ka thënë edhe vet trajneri ynë Mlladen Zhizhoviç, i cili pas ndeshjes ka komentuar lojën.
“Ishte ndeshje derbi që solli shumë të panjohura dhe shumë angazhim. Mundë të jemi të gjithë të kënaqur duke marrë parasysh në lojën e treguar në një terren shumë të vështirë dhe kushteve që ishin. Nuk e nisëm mirë ndeshjen, pasi që në pjesën e parë nuk ishte ashtu sikurse dëshironim. Marrë në përgjithësi në pjesën e dytë ishte diçka më mirë, provuam që me lojë më agresive ti kundërpërgjigjemi kundërshtarit, të cilit ishin adaptuar në këtë ambient, por nga e gjithë ajo që pamë absolutisht e kemi merituar pikën e fituar edhe pse kishim ardhur për të marrë fitore, por duhet të jemi të kënaqur, duke marrë parasysh se dy herë u kthyem nga rezultati negativ. Djemtë treguar vendosmëri dhe karakter, pasi që nuk është lehtë të kthehet rezultati në fushë mysafire këtu kundër Strugës e cila në fushë të saj dominon gjatë viteve të fundit dhe ndoshta është ekipi më i mirë nikoqir edhe në rajon. Edhe një herë uroj futbollistët dhe koncentrohemi për ndeshjen e radhës dhe dëshirojmë që këtë pikë ta vërtetojmë me tri pikë të radhës që të ketë peshë pra kjo pikë e fituar sot në Strugë”, ka thënë trajneri Zhizhoviç.
Ekipi ynë mbetet kryesues në renditje me 42 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e luajmë në fushën tonë në Çair, ku për mysafir kemi skuadrën e Tikveshit.