Skuadra jonë, në ndeshjen e sotme kundër Tikveshit, në kuadër të Kupës së Maqedonisë, triumfoi me rezultat minimal 1:0 dhe me këtë fitore, Shkupi ka siguruar një vend në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi Matej Cvetanovski në minutën e 30-të.
Në ndeshjen e sotme, kapiten I skuadrës tonë, ishte mbrojtësi jonë Fisnik Zuka, I cili shprehet jashtzakonisht I lumtur për kalimin në fazën tjetër në këtë garë.
“I uroj të gjithë lojtarët dhe tifozët tanë për fitoren e sotme. Ndeshja ishte mjaft e mirë dhe mundësi të shumta kishim ne, por edhe skuadra e Tikveshit. Më vjen mirë dhe jam shumë I lumtur për fitoren e sotme, por tani fokusohemi në ndeshjen e radhës, kundër Renovës”, u shpreh Zuka, pas përfundimit të ndeshjes.
Ndeshja e radhës për FC Shkupin, do të jetë kundër Renovës, në kuadër të ligës së parë të Maqedonisë, më 23.10.2021, në Stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 14:00.
ZUKA: JAM I LUMTUR PËR FITOREN E SOTME
Shpërndaje:
Artikuj