Zuka: Kërkojmë sukses edhe ndaj Renovës në Tetovë

Shpërndaje:

E shtuna do të jetë e rezervuar për ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, shkaku që reprezentacioni i Maqedonisë javën që vjen do të luajë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botërorë Rusi 2018, kundër Spanjës në Granadë.

Skuadra e Shkupit këtë javë do të luajë si mysafire në Tetovë kundër ekipit të Renovës. Padyshim se fitorja dhe barazimi ndaj Shkëndijës në dy ndeshjet e fundit, ka ngritur atmosferën e skuadër shkupjane e cila nga ndeshja në ndeshje ka ngritur formën e ekipit. Shkupi nga e marta është stërvitur me ritëm të shtuar, që duelin ndaj Renovës ta presin sa më të përgatitur.

Për duelin e të shtunës është prononcuar futbollisti i ri i Shkupit, Fisnik Zuka, i cili ishte pjesë e skuadrës së parë në duelin e fundit ndaj Shkëndijës.

“Mendoj se kemi punuar mirë ditëve që kishim në dispozicion dhe do të jemi të gatshëm për të dalë në përballjen e radhës ndaj Renovës. Mendoj se nuk duhet të na prek euforia e dy ndeshjeve të fundit dhe të mendojmë se kemi mbaruar punën, sigurisht se ndeshjet të cilat do të vijnë do të jenë edhe më të vështira se përballjet me vardarin dhe Shkëndijën, andaj ne duhet të kërkojmë suksesin pikërisht në duelet direkte me skuadrat që janë në mesin e tabelës dhe ato në pjesën e poshtme. Sigurisht se edhe ekipi i Renovës është në formë të mirë dhe do të kërkojë pikët maksimale, andaj do të futemi në ndeshje me mentalitet të njëjtë, të nxjerrim rezultat pozitiv dhe nëse na jepet shansi të ndëshkojmë kundërshtarin për ti marrë edhe tri pikë”, ka thënë Zuka, i cili ka treguar një lojë shumë të mirë në dy duelet e fudit ndaj Shkëndijës së Tetovës.

Skuadra e Shkupit tani më është e sigurt se ndeshjen ndaj Renovës do ta luajë pa të lënduarit Husein Demiri dhe Florian Kadriu, ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë të gatshëm për të zbatuar urdhrat e trajnerit Visar Ganiu.

Ndeshjen Renova – Shkupi që luhet të shtunën nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Tetovë, do ta drejtojë referi nga Strumica, Marjan Gocevski. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT