Pas fitores me rezultat minimal 0:1 ndaj Tikveshit, në Kavadarci, rikthehemi në stadiumin tonë në Çair dhe tani përqëndrohemi dhe luftojmë për Kupën e Maqedonisë, përsëri, kundër Tikveshit.
Skuadra jonë ka vazhduar me përgatitjet për këtë ndeshje dhe sipas mbrojtësit tonë, Fisnik Zuka, ndeshjet për kupë janë mjaft të vështira dhe të rëndësishme, por Shkupi është gati dhe mjaft të përgatitur për nesër.
“Pas fitores mjaft të rëndësishme, kundër Tikveshit në Kavadarci, tani e presim Tikveshin në stadiumin tonë në Çair. Do të luftojmë gjatë 90 minutave që edhe këtë ndeshje ta fitojmë dhe të vazhdojmë tutje, sepse tashmë qëllimet tona janë të qarta. E synojmë ligën dhe kupën e Maqedonisë.
Gjithashtu, në ndeshjen e së nesërmes, pres përkrahje të madhe nga tifozëria jonë, nga më të mirët e Maqedonisë, Shvercerat Shkup”, tha Fisnik Zuka, para ndeshjes me Tikveshin.
Ndeshja Shkupi – Tikvesh, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, do të zhvillohet nesër në Stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 14:00.
ZUKA: PRES PËRKRAHJE NGA SHVERCERAT NESËR NË ÇAIR
Shpërndaje:
Artikuj