Pasi ditë më parë ishte përfolur për disa emra se mundë të jenë përforcimet e para të FC Shkupit, në këto çaste sapo është arritur marrëveshja me përforcimin e parë të afatit kalimtar të janarit, ndërsa ai është futbollisti nga Manastiri, Bllagojçe Ljamçevski.
Marrëveshja është nënshkruar në prani të nënkryetarit të klubit Omer Bunjaku, i cili kontratën me Ljamçevskin e nënshkroi në Hotel “Epinal” në Manasitir.
Futbollisti 30 vjeçar nga Manastiri pas vete ka një karrierë kampioni i cili në kampionatin e Maqedonisë ka fituar tri herë titullin kampion dhe tri herë Kupën e Maqedonisë. Pas nënshkrimit të kontratës ka folur Bunjaku i cili mes tjerash ka thënë se ky është vetëm fillimi i emrave kampion që do të sjellë këtë afat kalimtar FC Shkupi.