Zyrtarisht vishen bardhekaltër Farsak dhe Dani

Shpërndaje:

Derisa afati kalimtar tani më është mbyllur, skuadra jonë njofton se ka arritur të bëjë për vete edhe dy futbollist, të cilët do të jenë ndihmë e klubit për arritjen e rezultateve gjatë sezonit të ri.

Skuadra jonë ka bërë për vete futbollistin me mjaft perspektivë, 22 vjeçarin Salim Farsak, i cili vjen në formë huazimi te Shkupi nga kampioni i Turqisë, Basaksehi, ndërsa dy klubet janë marrë vesh që huazimi të jetë për dy vitet e ardhshme.

Sigurisht se përvoja e tij me klubin kampion të Turqisë do të jetë një ndihmë e madhe, ndërsa Farsak luan në tri pozicione, atë të mesfushorit qendror dhe mbrojtës  i krahut të djathtë dhe majtë.

Gjithashtu skuadra ka nënshkruar kontratë një vjeçare edhe me futbollistin nga Kërçova, Mërgim Dani, i cili luan sulmues krahu. Dani te Shkupi vjen nga skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës, ku edhe kishte nisur karrierën e tij, ndërsa ka luajtur edhe me Zajazin në Ligën e Dytë.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT