Zyrtarizohet transferimi Dembos te Shakhtyor Soligorsk

Shpërndaje:

Sot edhe zyrtarisht mundë të shpalosim se ka përfunduar me sukses transferimin i Dembo Darbo, i cili nga sot është pjesë e kampionatit më të fortë të Bjellorusisë.
Pas bisedimeve të gjata dhe intensive, kryesia e klubit ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Shakhtyor Soligorsk, ndërsa në transferimin e Dembos rol të rëndësishëm kishte edhe menaxheri Florin Biba.

Të kujtojmë se Dembo erdhi te FC Shkupi me 9 gusht të vitit 2019, nga skuadra e ASEC Ndiambour, duke u bërë futbollisti më i rëndësishëm gjatë këtij sezoni në kampionat, pasi shënoi 16 gola në kuadër të Ligës së Parë, dy të tjerë në Kupën e Maqedonisë së Veriut dhe një në ndeshjen e Ligës së Evropës, duke ndihmuar klubin që të ndalet në pozitën e dytë në renditje me 33 pikë.
Edhe pse kishte shumë oferta nga kampionate të ndryshme evropiane, kryesia e klubit dhe futbollisti zgjodhën si më të përshtatshmen ofertën e klubit bjellorus, duke e mbyllur me sukses marrëveshjen për realizimin e kësaj lëvizje.

“Do të doja të falënderoja secilin veçmas për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë në klub që nga dita kur për herë të parë shkela në Çair. Në mënyrë të veçantë do të falënderoj bashkëlojtarët dhe tifozët. I uroj Shkupit më të mirën dhe shpresoj që këtë vit të shpallen kampion. Shkupi do të mbetet pjesë e imja, si dhe unë do të mbetem gjithmonë pjesë e Shkupit. Dua të falënderoj edhe menaxhmentin dhe stafin që më ndihmuan dhe vërtet ndjehem i bekuar që isha pjesë e kësaj familje. Gjithmonë do t’ju dua dhe do të gëzohem në çdo sukses tuajin”, ka thënë Dembo në deklaratën përshëndetëse.

Me këtë rast, skuadra e FC Shkupit dhe i gjithë stafi, publikisht falënderojnë futbollistin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe deri sa mbajti veshë fanellën e klubit, për golat dhe emocionet që i dha edhe publikut si dhe ndihmën klubit për të qenë në mesin e pretendentëve për titullin kampion.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT