Shkupi fiton miqësoren me Gostivarin

Skuadra e FC Shkupi sot ka zhvilluar ndeshje kontrolluese me ekipin e KF Gostivari, në Gostivar, pasi ekipi që luajti të dielën ndaj Shkëndijës e kishte ditë të lirë, ndërsa për këtë trajneri Ardian Nuhiu ka shfrytëzuar mundësinë për tu dhënë hapësirë futbollistëve që kishin më pak minuta në ndeshjet kampionale, por njëkohësisht ka ftuar edhe futbollist nga shkolla e futbollit tonë.

Në këtë duel Shkupi ka ka shënuar fitore të lartë me rezultat 1:4, ndërsa golashënues ishin pikërisht futbollistët që erdhën si përforcim për këtë sezon, Fatih Ismaili, pastaj francezi Emmanuel Mbela dhe serbo-gjermani Nikolla Iliç si dhe një nga futbollistët e shkollës së FC Shkupi, Fatih Jusufi i cili po dëshmon me kualitetin e tij.

Për ndeshjen në fjalë është prononcuar trajneri Ardian Nuhiu, i cili ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i të gjithë futbollistëve. “Kjo ndeshje kontrolluese na shërben për të parë më mirë kualitetin dhe aftësitë e futbollistëve të cilët nuk po arrijmë ti aktivizojmë gjatë kampionatit. Do të  mundohemi që çdo javë të luajmë ndeshje kontrolluese, me të cilat futbollistët do të mbajnë fizikun e tyre dhe të vijnë tek forma e duhur e tyre. Do të provojmë edhe futbollistët e rinj nga shkolla jonë. Sot luajtëm me Gostivarin dhe më vjen mirë që futbollistët e zhvilluan ndeshjen me shumë disiplinë dhe seriozitet. Treguan respekt ndaj kundërshtarit dhe në asnjë moment nuk e pash të nënvlerësojnë ata”, ka thënë strategu i ri i Shkupit, Nuhiu.

Skuadra nga e mërkura fillon me dy stërvitje, ndërsa ditëve në vijim do të zhvillojë nga një seancë stërvitore, duke u përgatitur për duelin e të dielës kundër ekipit të Renovës, që luhet në stadiumin e Çairit me fillim në orën 14:00.

Në këtë ndeshje Shkupi ka luajtur më ketë formacion: Burhan Mustafa, Fisnik Zuka, Besir Ramadani, Samir Shabani, Fatmir Arif, Agon Elezi, Altin Sefo, Emmanuel Mbella, Nikolla Iliç, Fatih Ismaili dhe Husein Demiri.

Luajtën edhe: Ruzhdi Ameti (portier), Lavdrim Salihasi, Krenar Suma, Jakup Ramadani, Xhavit Mamuti, Besnik Ferati, Fatih Jusufi.

Golashënues: Fatih Ismaili, Emanuel Mbella, Nikola Iliç, Fatih Jusufi (FC Shkupi) dhje Sunaj Hasani për KF Gostivari.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit