Shkupi shijoi barazimin e parë

Shkupi shijoi barazimin e parë Treshja e gjyqtarëve nga Manastiri me në krye Toni Mitrevskin, në këtë ndeshje kanë bërë shumë gabime, duke i mohuar një penalti Shkupit, ndërsa në të shumtën e rasteve kanë referuar në dëm të skuadrës mysafire, për çka edhe kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes

Skuadra e FC Shkupi pas 6 fitoreve dhe 2 disfatave, së fundi ka arritur të nxjerrë edhe një rezultat të barabartë, kësaj radhe ka regjistruar edhe barazimin e parë në sezonin pranveror, ndërsa i dyti në tërë sezonin 2013/2014. Shkupi ka luajtur si mysafire me Maxhari Solidarnostin, e që rrjetat e asnjërës ekip nuk janë prekur gjatë 90 minutave. Kësisoj Shkupi mbetet në pozitën e 5-të me 41 pikë, një më shumë se Skopje që si mysafir me rezultatin 1:3 mundi 11 Oktomvrin.

Edhe pse pjesa e parë kaloi me dominim të skuadrës së Shkupit në fushë, rrjeti i ekipit të Maxharit nuk arriti të tundet.

Pjesa e dytë ishte shumë më dinamike, ndërsa në fushë trajneri Ramadani që nga minuta e parë aktivizoi edhe Ardian Nuhiun dhe Fisnik Zukën, futbollistët të cilët sollën edhe më shumë dinamizëm në sulm.

Gjithsesi skuadra nga Shkupi në këtë ndeshje nuk ishte e kënaqur vetëm me një pikë të fituar dhe sulmonte nga të gjitha anët, më afër për të shënuar ishte Gorna Stankovski, goditja e të cilit arriti të godasë vetëm shtyllën e portierit të Maxharit i cili tani më ishte mposhtur.

Treshja e gjyqtarëve nga Manastiri me në krye me Toni Mitrevskin, në këtë ndeshje kanë bërë shumë gabime, duke i mohuar një penalti Shkupit, ndërsa në të shumtën e rasteve kanë referuar në dëm të skuadrës mysafire, për çka edhe kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Maxhari për disa minuta luajti me një futbollist më pak.

Ndeshjen e radhës FC Shkupi e luan si nikoqire në Çair, ndërsa ky duel edhe do të jetë derbi i xhiros, kur do të luajnë kundër liderit të tabelës, skuadrës së Sileksit. / fcshkupi.com

Përgjigjuni komentit