Pas përgatitjeve tona në Antalia, zyrtarisht ka filluar kampionati i gjysmësezonit të dytë në futbollin e Maqedonisë Veriut, klubi ynë filloj gjysmësezonin fuqishëm me një fitore fantastike kundër KF Shkëndija. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e tensionuar me skuadrën kundërshtare që kishin shumë raste për të na shënuar, por Freddy Alvarez arriti të depërtojë dhe të shënojë në minutën e 36-të, duke na dhënë udhëheqje në rezultat 1-0 në pjesën e parë. Por loja ishte larg përfundimit dhe pjesa e dytë ishte një spektakël emocionues. Në fund, sulmuesi ynë Kristijan Trapanovski e vulosi ndeshjen me një gol fantastik në minutën e 90-të, duke na çuar në rezultatin përfundimtar 2-0. Këto tre pikë ishin vendimtare për ekipin tonë, pasi ne bëjmë një hap më afër titullit kampion.