Të gjithë e dinim se sa është e rëndësishme kjo fitore për ne. Jemi përgatitur dy muaj për këtë ndeshje, si në Ohër (Maqedoni) po edhe në Antalya të Turqisë. Në fushën e blertë u dëshmua se jemi super të përgatitur dhe kemi punuar mirë, për këtë erdhi edhe fitorja, dhe vet rezultati. I përmbushim të gjitha detyrat dhe obligimet të cilat na i jep, trajneri Goce Sedloski. Mendoj se fitoren në këtë ndeshje e merituam. Edhe pse Shkëndija i kishte rastet e veta për gol nëpërmes kapitenit, Ferhan Hasani i cili për fat të keq u lëndua dhe ishte i detyruar ta lëshonte terrenin më herët. Megjithatë ne dominuam, mbroheshim në mënyrë të përkryer dhe gjithashtu sulmonim atëherë kur duhej. Shfrytëzuam shanset e shumta për të shënuar dy gola. Këtë ndeshje tashmë e kemi harruar, sepse na pret një ndeshje poashtu e vështirë në Kratovë. Sileksi ka super ekipë. Kanë bërë edhe disa super-përforcime. Trajneri i tyre gjithashtu është i mirë dhe me patjetër secili prej nesh duhet të japë gjithҫka nga vetja, të japim edhe më shumë se ҫfarë dhamë kundër Shkëndijës, sepse nëse nuk arrijmë t’i marrim tre pikët kundër Sileksit, do të jetë e kotë dhe nuk do të ketë vlerë as fitorja kundër Shkëndijës.
Deklaroi, kapiteni i skuadrës Kristijan Naumovski.