Deklaratë

Shpërndaje:

Lidhur me deklaratën e fundit që kemi bërë,

Të adresuarit e deklaratës, në disa vende, mundohen të mbulojnë punën e pistë që po bëjnë duke vazhduar që të shpifin, duke pretenduar se këtë deklaratë e kemi bërë me qëllim që pas zgjedhjeve, për të pasur takime me partitë rivale.

Ne kurrë nuk e kemi përfshirë politikën në klub e as në futboll dhe nuk do ta bëjmë atë kurrë. Ata që e kanë shfrytëzuar këtë klub për politikë në të kaluarën, janë të njohur në mbarë Maqedoninë.

Ne e bëmë këtë deklaratë në ditën kur përfundoi kampionati. Madje, ne u ndalëm dhe thamë se gjithçka do të bëjmë publike më vonë. Arsyeja për këtë, është për të parandaluar dëmtimin e të tjerëve në këtë klimë politike. Fatkeqësisht, siç thamë edhe më parë, kjo u shkon për shtat vetëm atyre njerëzve të cilët strehohen pas politikës dhe bëjnë lloj-lloj lojëra të pista dhe pastaj flasin kështu për ne.

Këta njerëz dëmtojnë më shumë figurat politike pas të cilëve strehohen, pasi që shkojnë tek ata dhe thonë gënjeshtra dhe flasin ndryshe, por e vërteta është krejt tjetër.

Si rrjedhojë, deklaratat e tyre në disa vende për presidentin e klubit tonë se, “Olgun u takua me parti të tjera politike dhe e bëri këtë deklaratë”, nuk është gjë tjetër veçse shpifje. Ne as nuk jemi takuar me asnjë parti dhe as do të takohemi me ndonjë lidhur me këto çështje. Ne, veçanërisht presidenti ynë Z. Olgun Aydın, po bëjmë përpjekje të mëdha për të shmangur prezencën e politikës në klubin dhe futbollin tonë. Për këtë arsye, ata që përpiqen t’i mbulojnë të metat e veta duke shpifur nuk do t’ia dalin.

Kryesia e FC Shkupi

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT