Përafërsisht tre apo tre vite e gjysmë më parë, ne filluam udhëtimin tonë për një ëndërr.
Fatkeqësisht, gjatë këtij udhëtimi, mbetëm vetëm, si financiarisht ashtu edhe shpirtërisht.
Të gjithë u larguan dhe vazhduan ta kritikojnë klubin tonë dhe pak qëndruan për të na mbështetur.
Sot, disa nga larg e disa nga afër, po e shohin që Klubi Futbollistik Shkupi, është në rrugë mjaft të mirë, por sukseset nuk do t’i përjetojmë vet por së bashku. Sukseset do t’i arrijmë vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar me tifozët tanë, qytetarët, simpatizuesit dhe vet ne stafi brenda klubit.
Të gjithë jemi dëshmitarë të rezultateve pozitive të klubit tonë dhe sidomos në ndeshjet e fundit, por fatkeqësisht, në ndeshjet e fundit në Çair, tribuna tona ishin bosh. Sigurisht, nuk po flasim vetëm për tifozët tanë, por në përgjithësi për të gjithë neve.
Siç u përmend më parë, ky ekip, meriton çdo mbështetje të mundshme nga të gjithë ne dhe vetëm kështu do t’i realizojmë ëndrrat tona.
Ju bëjmë thirrje që në ndeshjet e ardhshme, tribuna jonë të jetë plot me tifozë, të këndojmë së bashku dhe gjithashtu, gjatë kësaj beteje, dikush duhet të na bjerë në derë për të na pyetur se “Si mund të qëndrojmë me ju?”. Është koha për t’u bërë një komunitet i madh.
Ju lutemi mos hezitoni të na mbështesni gjatë udhëtimit tonë.
Me respekt,
Administrata e Klubit