Komunikatë

Pas reagimit të djeshëm që kemi ndarë lidhur me stadiumin, subjekti i adresues ka telefonuar në klubin tonë, duke na thënë: “Shteti nuk kishte fuqi të më nxirrte nga këtu, e ju do ta bëni?”. Ky vit po kalon, e nëse dëshironi ta shfrytëzoni stadiumin vitin e ardhshëm, për atë do të duhet të paguani”.
Për klubin tonë është shumë kurioze për të kuptuar se si fuqia e shtetit nuk mjafton për një person. Mënyra se si një kompleks sportiv i transferohet një individi tjetër që nuk ka të bëjë me klubin, ndërsa të gjitha hapësirat përdoren për të ardhura personale, që në fakt duhet t’i përkasin klubit, kjo është një praktikë e gabuar.
Gjithashtu duam të theksojmë se shqetësimi ynë më i madh është se, përderisa po mblidhet qira nga hapësirat që i përkasin stadiumit, është turp i madh që lojtarëve të klubit tu kërkohet të paguajnë parkingun. Aq shumë keni nevojë për para parkimi nga lojtarët?
Ky klub futbolli i përket Çairit, ky stadium gjithashtu është Stadiumi i Çairit. Si e merrni guximin të përdorni hapësirat e stadiumit për interesat tuaja personale, duke përfituar të ardhurat nga stadiumi në të ardhura personale dhe të thoni fjalë që nuk e njihni shtetin, pasi për një periudhë keni qenë edhe vet president?
Pasi që je kaq i fortë, pasi që kërkon para për të përdorur stadiumin e klubit të Çairit, eja të paguajmë parat dhe t’i luajmë ndeshjet në një stadium tjetër, ndërsa ju mund ta ktheni stadiumin në hapësirë që jepet për termine dhe të merrni qiranë, do keni më shumë të ardhura nga qiraja, nëse stadiumi është qendër biznesi?

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT