Turp për arbitrin

Shpërndaje:

Turp për ju për një fitore dhe kampionat të fituar në këtë mënyrë. Një fitore e këtillë është e turpshme për ekipin fitues. Nëse skuadra e Voskas bie nga kategoria me këtë pikë të humbur, nëse ne e humbim titullin shkaku i këtyre pikëve të fituara në këtë mënyrë, kush do të merr përgjegjësinë?

Ky arbitër është turp dhe është turpi i arbitrave në futbollin e Maqedonisë. Për shkak të një arbitri të tillë, reputacioni i vendit dhe futbollit është dëmtuar dhe mbetet nën dyshime. Policia duhet ta hetojë këtë gjyqtar, drejtësia e Maqedonisë, ndërsa policia tani duhet të marrë kontrollin e futbollit.

Marrëdhëniet e këtij arbitri, me kë është takuar para ndeshjes dhe pse është bërë ndryshimi i arbitrit para ndeshjes, duhet të shqyrtohen nga policia. Pse ndeshja u vazhdua me 10 minuta? Pse u akordua një penallti në minutën e fundit? Ai bëri sërish sot atë që bëri në ndeshjen tonë sezonin e kaluar. Duhet të shqyrtohen vendimet e këtij arbitri në ndeshjet e Strugës. Këto vendime janë të turpshme dhe institucionet kompetente duhet t’i hetojnë. Një person i tillë nuk duhet të lejohet të kryejë detyrën e arbitrit. Ftojmë institucionet përkatëse që t’i shqyrtojnë këto çështje.

E ritheksojmë se postimi që kemi shpërndarë sot ka të bëjë vetëm me arbitrin përkatës dhe lidhur me vendimet e marra në këtë ndeshje dhe reagimi ynë është ndaj këtij arbitri. Besojmë dhe presim që Federata e Futbollit të Maqedonisë të bëjë atë që është e nevojshme pas këtij postimi.

Kryesia e FC Shkupi

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT