Ajdin uroi ekipin për sukseset e fundit

Skuadra e FC Shkupit pas triumfit në kuadër të javës së 22-të, ndaj ekipit të Shkëndijës ka vazhduar me punë, ndërsa prej sot në Shkup ka ardhur edhe sponsori kryesor i klubit Olgun Ajdin, i cili pas rezultateve pozitive të ekipit, ka dashur që ti takoj të gjithë në klub dhe së bashku me kryesinë e ngushtë të klubit i ka uruar për karakterin e treguar në këtë fillim të sezonit.

“Kam ardhur sot në Shkup për t’u thënë se ju jeni një ekip e re por që po tregon vlera të mëdha dhe karakter të madh. Fillimisht dua t’ju përgëzoj që treguat se jemi një familje e madhe, duke mos përjashtuar askënd, po fillojë  nga kapiteni, trajnerët dhe kryesia e klubit, që keni sjellë një atmosferë familjare dhe të gjithë dëshmuat se po rriteni në një ekip që ka traditë. Sot dua t’ju them se gjithmonë do të keni mbështetjen time maksimale dhe se ekipi do të bëhet edhe më i fortë në të ardhmen”, ka thënë Ajdin, i cili do të qëndrojë në Shkup deri në ndeshjen e javës së 23-të, kur Shkupi luan kundër Vardarit.

Përndryshe sot sponsori kryesor Olgun Ajdin së bashku me kryesinë dhe trajnerët përcjelli një ndeshje kontrolluese të ekipeve të juniorëve dhe kadetëve, nga e cila përballje u vërejtën edhe disa talente të reja, e për të cilët pritet të nënshkruajnë edhe kontrata profesionale, që tani më është një traditë e ekipit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *