Arian Bela fillon me stërvitje

Shpërndaje:

Arian Bela fillon me stërvitjeSot skuadra do të vazhdojë me seanca të rregullta stërvitore, ndërsa lajm i mirë për trajnerin Zekerija Ramadani është se në fushë me seanca stërvitore do të fillojë edhe Arian Bela. 

FC Shkupi pas fitores së lartë dhe shumë me vlerë ndaj liderit të tabelës, në këtë fundjavë do të luajë dhe një ndeshej shumë të rëndësishme, kur do të përballet me Teteksin e Tetovës.

Sot skuadra do të vazhdojë me seanca të rregullta stërvitore, ndërsa lajm i mirë për trajnerin Zekerija Ramadani është se në fushë me seanca stërvitore do të fillojë edhe Arian Bela.

Mbrojtësi dhe mesfushori i majtë 19 vjeçar ishte lënduar në miqësoren kontrolluese kundër Shkëndijës së Tetovës, që e largoi atë nga fusha për tri javë të plota.

“Gjithsesi se lëndimet janë të padëshiruara, sidomos kur ndodhin gjatë kur kampionati është shumë i rëndësishëm dhe nga fundi. Shpresoj të jetë e kaluar dhe të mos përsëritet që ndeshjet e fundit që na kanë mbetur të jem në ndihmë të skuadrës”, ka thënë Bela.

Ariani është një nga futbollistët e talentuar të skuadrës së Shkupit, i cili vjen nga shkolla e ekipit dhe pritet që shumë shpejtë të jetë një nga futbollistët kyç. Për këtë edhe trajneri Ramadani shpesh herë i ka dhënë besimin duke e futur në ndeshje shumë të rëndësishme. / fcshkupi.com

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT