Asani: Të rikthejmë atë që kemi humbur

Të enjten luhen ndeshjet e xhiros së 15-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa skuadra e Shkupit udhëton për në lagjen e Avtokomandës, ku do të jetë mysafire e “Skopjes”. Për këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu do të ketë dy mungesa, por gjithsesi kjo nuk duhet të jetë problem për skuadrën, pasi që edhe futbollistët tjerë presin shansin e tyre për të treguar se kanë kualitet për të qenë në mesin e më të mirëve.

Për duelin e nesërm ka folur Shpend Asani, i cili shpreson se më në fund Shkupi do të rikthehet, edhe pse e pranon se në duelin e nesërm do të jetë mjaft e vështire, si nga kushtet e stadiumit, por edhe se dy ekipet kanë nevojë të madhe për tri pikë.

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme që të punojmë gjatë kësaj pauze, e që na ka dhënë hapësirë që të mundemi sa më lehtë të kalojmë ndeshjet e fundit të kësaj faze të kampionatit. Sigurisht se me “Skopjen” nuk do të jetë aspak lehtë, shkaku që do të luajmë në një terren shumë të papërshtatshëm, ndërkohë që edhe reshjet e shiut do ta vështirësojnë edhe më shumë këtë ndeshje. Do të mundohemi të marrim tri pikë, nga fakti se kemi humbur pikë në fushë tonë. Edhe pse në secilën ndeshje kemi luajtur mirë, na ka munguar konkretizimi i rasteve e vetmja pikë e dobët e jona deri më tani”, ka thënë Asani.

Të ekipi i Shkupit në dyshim për ndeshjen e të enjtes janë Bunjamin Shabani dhe Shqiprim Taipi, të cilët kanë lëndime dhe inkuadrimi i tyre në listën e futbollistëve do të dihet vetëm ditën para ndeshjes

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit