Demiri përsëri pjesë e reprezentacionit U-21

Shpërndaje:

Demiri përsëri pjesë e reprezentacionit U-21Stafi teknik i përfaqësueses U-21 të Maqedonisë organizon kamp përzgjedhës stërvitor prej 7 deri më 11 dhjetor në Dojran.

Seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave, Bllagoja Milevski për kampion përzgjedhës  stërvitor ka ftuar 22 lojtarë. Me përjashtim të Amanoviqit nga Teleoptiku i Serbisë dhe Pivkovsit nga Novara e Italisë, gjithë futbollistët tjerë të ftuar luajnë në kampionatin vendor. Në kuadër të kampit stërvitor përzgjedhës do të zhvillohen dy ndeshje kontrolluese, më 9 dhjetor me Horizon Turnovën dhe dy ditë më vonë, sipas gjithë gjasave me Pelisterin e Manastirit.

Në këtë kamp do të merr pjesë edhe futbollisti i FC Shkupi, Besir Demiri, i cili tani më ka kohë që është një prej futbollistëve të rregullt në mesin e më të mirëve të gjeneratës U-21. Besir Demiri si anëtar i FC Shkupi është i vetmi futbollist që ka marrë ftesë nga ekipet e Ligës së Dytë.

Ja dhe lista e kompletuar:

Portierë: Damjan Shishkovski (Rabotniçki), Igor Aleksovski (Makedonija Gj.P.)

Mbrojtës: Darko Velkovski (Rabotniçki), Leon Najdovski (Makedonija Gj.P.), Aleksa Amanoviq (Teleoptik), Viktor Talevski, Filip Ristovski (Metalurg), Angelçe Timovski (Sileks), BESIR DEMIRI (Shkupi), Stefan Kocev (Bregallnica Sh.), Stefan Bagashovski (Sileks).

Mesfushorë: Burhan Mustafov (Pelister), Kristijan Ivanov (Horizont T.), Besmir Bojku (Shkëndija), Martin Mirçevski (Pelister), Jasir Asani (Vardar), Valentin Koçovski (Horizont T.).

Sulmues:Viktor Angelov (Metalurg), Filip Pivkovski (Novara), Marjan Radevski (Metalurg), Dimitar Ivanov (Vardar), Lavdrim Skenderi (Renova). / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT