FC Shkupi dhe “Shvercerat” lider nga shikueshmëria

Shikueshmëria në ndeshjet futbollistike të Ligës së Parë në Maqedoni gjatë sezonit vjeshtor ka qenë në nivelin më të ulët, që prej pavarësisë së Maqedonisë nga Ish-Jugosllavia.

Në gjithsej 90 ndeshje të zhvilluara në stadiumet e vendit, ka pas 86.000 shikues. Nga e gjithë kjo, i bie që mesatarisht një ndeshje në Ligën e Parë të Maqedonisë e kanë përcjell 955 shikues.

Futbollistët dhe Shvercerat festojnë pas ndeshjes

Skuadra më e ndjekur është KF Shkëndija nga Tetova me 37.300 shikues, duke lënë pas FC Shkupin me 31.300 shikues, ndërkohë kampionin vjeshtorë këtë gjysmë sezon e kanë ndjekur gjithsej 21.300 shikues.

Skuadra e Shkupit është kampion si ekip vendas, pasi që atë e kanë ndjekur 25. 800 shikues, ndërsa menjëherë pas tyre renditet Shkëndija me 22. 300 shikues. Ndeshjet më të shikuara në Ligën e Parë kanë qenë ato në Çair, Shkupi – Shkëndija dhe Shkupi – Vardari, në të cilat ndeshje prezent në shkallët e stadiumit kishte më shumë se 5.000 shikues. /fcshkupi/

Përgjigjuni komentit